Categories Lajme

U arrestua për mashtrim dhe shpërdorim detyre, lirohet nga burgu vëllai i ish-deputetit Alimadhi

Me kërkesë te prokurorisë se Tiranës, Gjykata ka liruar nga qelia Fatos Alimadhin.

Në ambientet e gjykates ishte i pranishëm edhe vëllai i të arrestuarit, ish-deputeti Adriatik Alimadhi.

Përmbaruesi Alimadhi u arrestua dy dite me parë, pas kallëzimit të një shtetase per bllokimin e llogarisë bankare padrejtesisht.

Gjykata ka kërkuar që prokuroria te hetojë për skemën e permbaruesit, si dhe të verifikohet kallëzimi i shtetases.

Sipas dosjes, kredia është marre ne nje bankë te nivelit të dytë dhe më pas eshte shitur tek një tjeter institucion financiar mikro kredie.

Rezulton se kredimarrësi ka ndërruar jete 10 vitë më pare dhe kredia e marre duhej shlyer me siguracionin e jetes.

Referuar dosjes hetimore Fatos Alimadhi u arrestua, pasi më datë 12 prill është kallëzuar nga shtetësja, Monika Çela, 57 vjeç.

“Ne dëshminë e saj gruaja thotë se një ditë perpara se të depozitonte kallëzimin Monika Cela ka shkuar në degen e Bankes BKT, në zonën e liqenit në Tiranë. Aty ka konstatuar se nuk mund të terhiqte parate nga llogaria e saj e pages. Per ketë fakt ka kontaktuar me punonjes té bankes. Ata i kanë věně ně dijeni se llogaria e saj, është bllokuar me kërkese dhe sipas urdhrit te venies në sekuestro nga Përmbaruesi Gjyqesor Fatos Alimadhi në datë 23.03.2022.

Me pas i ka kerkuar punonjèses se bankes t’i vinte në dispozicion një kopje të urdhërit të bllokimit të llogarisë se saj. Punonjesja i ka thënë që në këto momente nuk mundej por me telefonin e saj i ka bere dy foto ekranit tě kompjuterit ku shfaqen të dhena që jo ishte debitore në vlerên 119,649,00 Leke. Ne foton dytë ishte një dokument i leshuar nga MCA (Micro Credit Albania), me të mjejtën vlerë në monedhën Lekë.

Ne datë 12.04.2022, po nga punonjës të bankës i éshtë vënë në dispozocion nje kopje e urdherit të vënies në sekuestro të përmbaruesit Fatos Alimadhi ku eshte e njëjta vlerë, 119,649,00 por jo në Leke por në Euro, Punonjesit e bankes i kanë vene ne dispozicion nje kopje të urdhërit të vendosjes se sekuestros mbi llogarinë e saj, i cili ështe leshuar nga ky Përmbarues Gjyqësor, një kopje të se cilit na e ka vene ne dispozicion. Me tej ajo ka saqaruar se sipas urdherit te venies ne sekuestro ajo, shtetesia Monika Cela rezultonDebitore-Hipotekume, ne nje kredi me nr.0633 date 17.11:2003, marre nga ishbashkeshorti i saj Artur Cela. Bashkeshorti i saj Artur Cela ka nderruar jete në mars se vitit 2011.

Në atë kohë në lidhje me kredine qe ai kishte marre ne Tirana Bank, kjo bankë ka kryer procedurat duke perfinuar siguracionin e jetés sé bashkeshortit të saj, por njekobesisht ka marre dhe pronën që ishte vendosur si kolateral për kredinë qe kishte marre ishbashkeshorti. Nga Urdhri i venies në sekuestro rezalton se kredia e marre nga ishbashkeshort i saj nuk eshte shlyer, por Tirana Bank ja ka shitur Shoqerise Micro Credit Albania Shpk. Kjo shoqeri i ka kerkuar Permbaruesit Gjyqësor Fatos Alimadhi i kryej procedurat pèr ekzekutimin e kthimit se borxhit.

Nga ana e Përmbaruesit Gjyqsor Fatos Alimadhi, kjo shtetuse nuk eshte njoftuar asnjehere a me shkress zyrtare dhe as njëpërmjet telefonit në lidhje me kete kredi të pashlyer. Gjithashtu shtetasja Monika Cela sqaron se kjo kredi eshte likujduar në momentin qe banka Tirana Bank ka perfituar siguracionin e jetës te ishbashkeshortit te saj Artur Cela, dhe marrjen dhe shitjen e prones e cila ishte vendosur si kolateral per kete kredi.

Me date 12.04.2022 ajo ka marre kontakt me Pérmbaruesin Gjyqësor Fatos Alimadhi, i cili i ka thenë se nuk mund t’i vinte ne dispozicion kopje te dokumentacionit mbi të cilin ka vendosur urdherin e sekuestros pasi nuk e kishte një të tillë dhe se për këtë dokumentacion duhet ti drejtohej me shkrese Shoqërisë MCA Sh.P.K. Pas njoftimeve te bera nga ana jonë në datat 12 dhe 13 prill 2022 që shtetasi Fatos Alimadhi të paraqitej për të dhënë shpjegime në lidhje me kallezimin e shtetases Monika Cela, ai shmangej duke mos hapur telefonin dhe duke mos u gjendur as në shtëpi as në zyrën e tij (bashkelidhur procesverbalet e kontrollit te personit që nuk gjendet), kohë të cilën ai e ka shfrytëzuar për të ndryshuar provat në ngarkim të tij, më konkretisht nëpërmjet përmbaruesit Saimir Dogjani ka përpiluar shkresën nr.064321 Prot date 13.04.2022 Urdhrin për heqjen e sekuestros konservative në lidhje me veprimet e kundraligishme nga ana e tij për të cilat ka bërë kallëzim shtetasja Monika Cela.

Nga kqyrja e Sistemit TIMS, rezulton se shtetasi Fatos Alimadhi, ndër vite ka të regjistruar ne sistemin Tims tek rubrika “Flete arresti” dhe me konkretisht rezulton se me vendimin nr. 172 datë 26.01.2018 Gjykata e Shkallës se pare Tiranë ka leshuar ckzekutimin e urdhër ndalimit për shtetasin në fjalë, ate të masës së sigurisë “Arrest me burg” për veprën penale “Vjedhje duke shpërdoruar detyrën parashikuar nga neni 135 të Kodit Penal. Gjithashtu nga verifikimi në sistemin TIMS, rezulton se shtetasi Fatos Alimadhi, rezulton se me datën 20.02.2016. është shpallur në kërkim me numër reference 19/35. Shpallja në kërkim është bërë pasi më datën 19.02.2016, rreth ores 21.00 duke qenë me detyre Permbarues privat, ka shkuar në ambjentet e firmés “Minierave sh.p.k në fshatin Burizane Kruje dhe i ka marre forcërisht 5 mjete të tonazhit të rëndë, duke ia sekuestruar për llogari të firmës “Rryçi” sh.p.k. pa asnjë vendim Gjykate, për veprên penale të “Shpërdorimit të detyrés”, parashikuar nga neni 248 i Kodit Penal. Punonjesja e bankes me kane vene ne dispozicion një kopje të urdhërit të vendosjes aestros mbi Bogariné sime. i cill eshte leshuar nga ky Permbarues Cjyqesor, nje kopje të sé cilit po jua vé ne dispozicion juve. Dua té sporej se sipas urdhéris te venies ne sekuestro, une shitetësja Monika Mete Cels resulted Debitore- Hipotekuese ne nje kredi me nr.0633 1 17.11.2003. marre nga ishbashkeshorti im Artur Cela. Dua té deklaroj se bashkeshorti im Artur Cela ka nděrruar jete ne mars te vitit 2011.

Ne ate kohë në lidhje me kredinë qe ai kishte marre ne Tirana Banke, kjo banke ka kryer procedurat duke përfituar siguracionin e jetés se bashkëshortit tim, por njëkohésisht na ka marré dhe pronën qe ishte vendosur si kolateral për kredinë që kishte marre ishbashkëshorti im. Dua tê deklaroj se nga Udhéri i venies në sekuestro rezulton se kredia e marré nga ishbashkëshort im nuk është shlyer, por Tirana Bank ja ka shitur Shqoqerisë Micro Credit Albania Shpk. Kjo shoqeri i ka kerkuar Permbaruesit Gjyqësor Fatos Alimadhi tě kryej procedurat per ekzekutimin e kthimit të borxhit.

Dua tě deklaroj se nga ana e Permbaruesi Gjyqësor Fatos Alimadhi nuk jam njoftuar asnjëheré as me shkresa zyrtare dhe as njëpërmjet telefonit në lidhje me këtë kredi të pashlyer. Dua té deklaroj se kjo kredi éshte likujduar në momentin që banka Tirana Bank ka përfituar siguracionin e jetes të ishbashkëshortit tim Artur Cela, dhe marrjen dhe shitjen e pronës e cila ishte vendosur si kolateral për kétě kredi. Po sot me daté 12.04.2022 kam marre kontakt me Pérmbaruesin Gjyqesor Fatos Alimadhi, i cili me tha se nuk mund tê mê vinte né dispozicion kopje të dokumentacionit mbi të cilin ka vendosur urdherin e sekuestros pasi nuk e kishte një të tillë dhe se për kété dokumentacion duhet ti drejtohesha me shkres Shoqërisë MCA Sh.P.K. Gjithashtu dua të kallëzoj se Përmbaruesi Gjyqesor Fatos Alimadhi mè ka théně se për heqjen e sekuestros ka dhe një rruge tjetër duke bërë një marrëveshje me Shoqërinë Micro Credit Albania”-thuhet në dosje.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Emri/ Ngjarja e rëndë: 29-vjeçarja nga Lushnja rreh vjehrrin

Një 29-vjeçare nga Lushnja ka dhunuar fizikisht vjehrrin e saj. Ngjarja ka ndodhur në fshatin…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Detaje/ U dënua për aksidentin tragjik me 5 të vdekur, përfiton nga amnistia Rexhina Celhaka! Lot e përqafime me të atin te dera e burgut

Bedri Celhaka mundi ta përqafonte për herë të parë pas 3 vjetësh jashtë hekurave, vajzën…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Hajdutët shënjestrojnë makinat, tre raste në pak ditë në një fshat në Klos

Banorët e fshatrave të Xibrit në Bashkinë e Klosit po ndjehen të pasigurtë çdo ditë…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

VIDEO/ “Ndihmë-ndihmë” – Maja hyn në banesë duke thyer derën, por ia merr ulërimave nga ballkoni pa e prekur njeri, ish bashkëshorti filmon gjithë skenën: Largohu!

Pas lajmit se këngëtarja e muzikës popullore “Maya” ishte dhunuar nga bashkëshorti i saj nga…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Amnistia penale/ Drejtori i IEVP Vlorë jep lajmin: Mund të përfitojnë dhe të tjerë të dënuar në ditët në vijim

Edmond Leka, drejtor i IEVP Vlorë, thotë se në ditët e ardhshme mund të ketë…

LEXO ME SHUME