Lajme

U arrestua për shpërdorim detyre, lirohet ish-drejtori i Kadastrës në Sarandë

Sarande, lirohet nga qelia ish-Drejtori i ASHK Sarande, Andri Dhima. Gjyqtari Fatmir Ndreu ndryshoi sot masen e sigurise per te nga “Arrest ne burg” ne “Arrest ne shtepi”.

Seanca u zhvillua sot ne oren 12.30 ne Gjykaten e Sarandes pas kerkeses se Dhimes per ndryshim mase sigurimi, e cila ishte hedhur ne short ne 19 maj. Dhima, 34-vjec u arrestua ne 24 mars pas urdher arrestit te Prokurorise se Sarandes per “shperdorim detyre” ne kuader te operacionit “Heshtja 2”.

Prej asaj date, ne qelite e paraburgimit te Sarandes, te arrestuar gjate te njejtit operacion, vazhdojne te jene ish-zyrtaret e ASHK Sarande Saimir Braho, Erliton Ymeri dhe Vasil Lango ndersa ne kerkim eshte ish-Drejtoresha Kozeta Statha. Ata akuzohen për dhënien e certifikatave të jashtëligjshme për prona në bregdet.

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button
Close