Categories Lajme

U bë e famshme nga videot në “Tik Tok”, KPK shkarkon nga detyra gjyqtaren e Elbasanit

Komisioni i Pavarur i Kualifikimit ka shkarkuar nga detyra gjyqtaren e Elbasanit, Enkeleda Kapedenin. Kapedani është hetuar në të tri kriteret, ndërsa i janë kërkuar shpjegime për disa transaksione.

Trupa gjykuese ka vendosur shkarkimin e saj, pasi gjyqtarja nuk ka rezultuar e pastër. Gjatë seancës së parë, anëtarët e Komisionit dhe përfaqësuesi i ONM u ndalën gjatë me pyetje lidhur me transaksionet e kryera nga bashkëjetuesi i subjektit në blerjen dhe shitjen e një kamioni.

KPK ngriti dyshime për transaksionet për shkak të diferencës së madhe mes çmimit të blerjes me atë të shitjes së kamionit.

Kujtojmë se prej janarit të këtij viti gjyqtarja është e pezulluar nga Këshilli i Lartë Gjyqësor, pas publikimit të disa videove të saj në rrjetin social Tik-Tok që u konsideruan jo etike, pasi shihej teksa “sfilonte” në zyrë.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Në kërkim për prodhim e shitje drogë, arrestohet në Dibër 39-vjeçarja

Policia e Dibrës ka arrestuar një 39-vjeçare me qëllim ekstradimi drejt Italisë. Ajo akuzohet ishte…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Shpejtësia dhe lagështia në rrugë shkakton aksidentin, makina përplaset me furgonin në Pogradec

Një aksident ka ndodhur në aksin nacional Pogradec-Qafë Thanë në afërsi të Gurit të Kuq.…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Në kërkim për prodhim e shitje drogë, arrestohet në Dibër 39-vjeçarja për t’u ekstraduar në Itali

Policia e Dibrës ka arrestuar një 39-vjeçare me qëllim ekstradimi drejt Italisë. Ajo akuzohet ishte…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Emri/ Përplasen kamionat, vdes në aksident i riu shqiptar në Itali!

25-vjeçari shqiptar, Haris Shala ka humbur jetën në Itali si pasojë e një aksidenti rrugor…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

E dhimbshme, vdes në moshën 27-vjeçare Antigona Emini-Jashari nga Gjilani

Ka ndërruar jetë në moshën 27 vjeçare, e reja nga Gjilani, e cila thuhet se…

LEXO ME SHUME