Lajme

U bë virale gjatë pandemisë, infermierja ngjitet në skenën e Sanremos dhe mban fjalimin…

Në Marsin e vitit të kaluar fotoja e një infermiereje e cila punon në një spital në Milani u bë virale në të gjithë botën. Infermierja 23-vjeçarja e quajtur Alessia Bonari shihet me shenjat e maskës në fytyrë dhe tepër e lodhur nga puna e mbingarkuar.

Fotoja e shpërndarë në të gjithë botën u bë një nga fytyrat simbolike të luftës kundër pandemisë. Mbrëmjen e djeshme Alessia i bë pjesë e Festivalit të Sanermos, ku dha dhe një mesazh të rëndësishëm. “Situata është praktikisht gjithmonë e njëjtë si në atë kohë kur bëra atë fotografi, ne nuk duhet të lejojmë neglizhencën.  Të bashkuar me siguri do të kemi sukses”, u shpreh Alessia gjatë bisedës që bëri me producentin ekzekutiv të Sanremos, Amadeus. Kujtojmë se Alessia disa kohë më parë i ka bërë një kërkesë lexuesëve në “Instagram” ku shprehet: Ne të rinjtë nuk jemi imun ndaj koronavirusit, ne gjithashtu mund të sëmuremi, ose akoma më keq. /tvklan.al

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button
Close
%d bloggers like this: