Categories Lajme

‘U bëra kokë turku’/ Videot në Tik-Tok, jep dorëheqjen nënkryetarja e Gjykatës në Elbasan

Në Këshillin e Lartë Gjyqësor kryegjyqtarja e Gjykatës së Elbasanit, Enkeleda Kapedani, ka deklaruar se prej 7 vitesh në detyrën e gjyqtares nuk është proceduar asnjë herë me shkelje.

E ushtroj detyrën prej 7 vitesh dhe asnjëherë nuk jam proceduar me shkelje. Asnjëherë nuk jam përmendur për çështje korruptive.  Kam mbaruar me mesataren 9.75 në universitetin e Tiranë.

Bëj cdo ditë nga 10 deri 15 gjyqe.  Të drejtosh Gjykatën e Elbasanit është sfidë më vetë”, tha ajo.

Ndërsa në KLGJ ka nisur seanca dëgjimore për procedimin disiplinor të kërkuar nga ILD-ja, për shkarkimin e gjyqtares së Elbasanit, Enkeleda Kapedani, kjo e fundit ka dhënë dorëheqjen nga posti i nënkryetares në Gjykatën e Elbasanit.

Me argumentin për të mos penguar hetimin e ILD-së, Kapedani njoftoi dorëheqjen nga posti në gjykatën e Elbasanit. Kapedani e nisi fjalën e saj me një ndjesë publike, ndërsa kërkoi nga anëtarët e KLGJ gjykim të drejtë.

“Po e nis mbrojtien me një ndjesë të thellë publike. Kam pritur gjatë të dale para jush. Kjo e për shkak të një vendimin të dhene nga unë që me ndjek e përndjek edhe sot.

Ju kërkoj ju antarë të më gjykoni gjakftohtë mos lejoni që unë që të sakrifikohem për qëllimë të tjera, po ashtu mos u ndikoni nën presionin e etheve të klikimeve dhe bota e krimit të ndikojne tek vendimi juaj.

A keni ju nje rezultat si është Kapedani si gjyqtare, si profesioniste, si e kam menaxhuar gjykatën, a keni ju dijeni që ka ndryshuar gjykata e Elbasanit.

Kam besuar në drejtësinë njerëzore , por më shumë në drejtësinë e ligjit, u bëra kokë turku e atyre që nëpërmjet meje donin që të arrinin qëllimët e tyre.

Askujt nga ju si ka ndodh të degjoj këngë me karaktere të ndryshme, nëcilin vend dënohet një gjyqtare, shkarkohet një gjyqtare që i publikohen videot e saj private pyetja është kë kam ‘shkelur unë në kallo’ tha Kapedani e prekur gjatë seancës në KLGJ.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

“Iku nga shtëpia dhe nuk u kthye më”, burri “ngre në këmbë” policinë: Më gjeni gruan!

Një 43-vjeçar ka shkuar në Komisariatin e Policisë së Durrësit, ku ka kallëzuar zhdukjen e…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Genc Tafilaj pyetet në SPAK: Spiuni i Bajrave, Aleks Ndreka na takoi me Dor Dulin në varimin e Indrit Rrajës

Plani për vrasjen e Dorian Dulit, Blerti Cafit, Gëzim Cafit dhe Genci Tafilit, pas ceremonisë…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Të rinjtë hedhin mobilie nga kati i pestë i pallatit, Balla: Turp! (VIDEO)

Ministri i Brendshëm, Taulant Balla, ka publikuar pamjet ku duket se si dy të rinj…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Në kërkim ndërkombëtar për drogë, vihet në pranga 59-vjeçari italian

Policia Kufitare Durrës ka arrestuar një shtetas italian, i cili ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar,…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Parashikimi i motit për sot, Vranësira dhe reshje shiu të herëpashershme

Ditën e sotme vendi ynë parashikohet të ndikohet nga kushte atmosferike të paqëndrueshme falë ndikimit…

LEXO ME SHUME