Categories Lajme

U bllokohet hyrja në banesa/ Qytetarja te ‘Xhamlliku’: Po bëhet më keq, por Ramën do e votojmë prapë

Banorët e një pallati në zonën e “Xhamllikut” në Tiranë protestuan sot me pretendimin se u është bllokuar hyrja në apartamente nga një biznes që po zgjerohet në katin e parë. Në vendngjarje, u bllokuan punimet ndërsa policia ka mbërritur për të mos lejuar konfrontimet mes palëve.

Në intervistat dhe deklaratat e tyre për “Fax News”, thonë se pas ankesave të tyre, IKMT ka vendosur pezullimin e punimeve, mirëpo ky vendim ka rënë në vesh të shurdhët, dhe pronari i biznesit pretendon se ka leje nga drejtoresha e bashkisë së Tiranës, Frida Pashako.

Ajo që është edhe më shqetësuese sipas banorëve, është fakti se ky pallat ka pasur dëmtime edhe nga tërmeti i rënë dy vite më parë, dhe biznesi në fjalë është duke ndërhyrë në muret e katit të parë të pallatit. Qytetarët apelojnë që të ndërhyhet sa më parë në punimet e këtij biznesi, duke u shprehur se rrezikohet që të cënohet siguria e të gjitha banesave. Drejtori i IKMT-së, Mariglen Qato në shkresën, që u ka dërguar banorëve, thotë se punimet nuk mund të bëhen pa dakordësinë e tyre.

Banorët pretendojnë se biznesi në fjalë nuk ka dërguar asnjë inxhinier që të mund t’iu japë siguri që punimet në katin e parë nuk cënojnë strukturën mbajtëse të gjithë godinës.

“Nuk po qesim dot të vdekurit nga shtëpitë tonë, i deshën votat ua dhamë, tani çfarë do bëjmë ne, jemi 18 familje, ti thërrasin trurit. Kemi pasur lulishte, zotërinjtë na e mbyllën hyrjen, një pallat tre lokale, nuk po lënë një cm të pallatit pa shfrytëzuar. Ta dijë zoti kryetari i Bashkisë, ne po e paralajmërojmë, nëse nuk e zgjidh shteti, ne do ta djegim këtë, nuk e lëmë që ta bëjë.

Ka ardhur vetë Qato dhe i ka thënë që kjo nuk bëhet, se i takon banorëve. Zotëria që po drejton nuk është banor i pallatit, ka çarë muret, edhe ai pallati në Durrës kështu u shemb. Ta dijë kryetari i bashkisë, kryeministri dhe të gjithë, ne po nuk e zgjidhi shteti do ti vëmë flakën. Nuk kemi ku dalim mo”, shprehet një prej banoreve. “Vjen policia ulet në kafe me ato, vjen IMT ulet në kafe me ato, po ne e kemi pronën tonë, nuk mund ta lejojmë këtë”, thotë një tjetër qytetare.

“Nuk po marrim dot frymë, ne kërkojmë që të na vijë këtu vetë Erion Veliaj. Po na tha ai që biznesi ka të drejtë ne e japim firmën”, shtoi një tjetër. Ndërsa një qytetare, pavarësisht pakënaqësive, tha se votën do e japë sërish për kryeministrin Rama: “Ne Edi Ramën e kemi votuar dhe do ta votojmë prapë, se na hoqi pijanecët dhe kioskat që kishim këtu, por tani po na e bëjnë me keq”.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Horoskopi për ditën e Premte, 19 Prill 2024

Dashi Do të jeni të shqetësuar për shkak të disa debateve që keni pasur së…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

‘Koka’ e mafias/ Prokuroria ekuadoriane lidh shqiptarin Dritan Gjika dhe 4 persona të tjerë me pastrimin e 31 milionë dollarëve

Një gjykatës kundër korrupsionit vendosi të lidhë këtë të enjte, pesë persona të tjerë me…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Vrasja e Gentian Bejtjas: Zbulohet një mjet tjetër i autorëve, dyshohet ka lëvizur drejt Kamzës

Hetimet për vrasjen e Gentian Bejtajt të kryer më 15 mars të këtij viti, kanë…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Shqipëria e 6-ta në Evropë për aksidentet, ekspertët: Shkak, sinjalistika në rrugë

Raporti më i fundit i Institutit Europian të statistikave e rëndit vendin tonë të gjashtin…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Dyshohet se dhunoi bashkëshorten e tij, arrestohet 62-vjeçari në Korçë

Policia në Korçë ka arrestuar një 62-vjeçar, pasi dyshohet se ka dhunuar bashkëshorten e tij.…

LEXO ME SHUME