Categories Lajme

U dashuruan gjatë karantinës nga ballkonet e tyre, fejohet çifti italian

Një çift në Itali që u takuan në ballkonet e tyre gjatë bllokimit të Coronavirusit tani janë fejuar, duke u bërë një Romeo dhe Xhulietë e ditëve moderne në të njëjtin qytet ku ndodhi historia e Shekspirit për dashnorët më të famshëm të historisë. Ishte dashuri me shikim të parë për Michele D’Alpaos, 38 vjeçar, i cili kujton momentin kur pa Paola Agnelli, një 40 vjeçare, ndërsa ajo ecte nëpër tarracën e banesës së saj në Verona.

“Ishte pasdite e 17 Marsit, kur u detyrova të punoja nga shtëpia për shkak të bllokimit”, tha D’Alpaos për CNN. “Pashë këtë vajzë të bukur, Paola. Menjëherë u trondita nga bukuria e kësaj vajze, nga buzëqeshja e saj. Duhej ta njihja atë”. Çifti kishte jetuar në ndërtesa përballë njëri-tjetrit pothuajse tërë jetën e tyre, por kurrë nuk ishin në dijeni të ekzistencës së njëri-tjetrit. Por atë pasdite, ndërsa motra e saj luante violinë në ballkonin e tyre siç bënte çdo mbrëmje për të gëzuar banorët e karantinuar, Agnelli kapi shikimin e D’Alpaos.

“Menjëherë mendova: ‘Çfarë djali i bukur’”, tha Agnelli për CNN. “Mendoj që ma dërgoi perëndia”. Edhe pse ata nuk njihnin njëri tjetrin, fati gjeti një rrugë për ta.

Agnelli njihtë motrën e D’Alpaos sepse frekuentonin të njëjtën palestër dhe ndiqnin njëra tjetrën në Instagram. Në momentin që kuptoi këtë, ai krijoi një llogari në Instagram, dhe i bëri ‘folloë’ Agnelli-t. Nga ai moment, që Agnelli pranoi kërkesën e D’Alpaos miqësi, mëngjeset e tyre zbardhnin duke biseduar me njëri tjetrin.

Më 4 maj, gati dy muaj nga fillimi i historisë së tyre të dashurisë, Agnelli dhe D’Alpaos më në fund ishin në gjendje të takoheshin në një kopsht afër shtëpive të tyre. “Ne as nuk folëm, u ulëm në një stol dhe u puthëm për gjysmë ore si dy adoleshentë”, tha D’Alpaos.

Ndërsa shumë njerëz do të kishin frikë se kimia e tyre nuk do të përkthehej në jetën reale, çifti menjëherë ra në ritëm. Ata e kaluan verën duke befasuar njëri-tjetrin në plazh, duke kaluar ditëlindjet së bashku dhe duke planifikuar takime romantike që fillonin në mëngjes dhe nuk mbaronin deri natën vonë. Ndërsa të dy thanë se janë fejuar, detajet janë mbajtur private dhe aktualisht nuk ka plane për një datë martese apo vendndodhje, por ajo që ata e dinë me siguri është dëshira për të krijuar familje. D’Alpaos vuri në dukje se tragjedia e Shekspirit bazohet në dy familje rivale dhe historia e Romeos dhe Xhulietës “përfundon në tragjedi me të dy të rinjtë që bëjnë vetëvrasje”. “Le të shpresojmë që historia jonë të ketë një fund më të mirë së i tyre”.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Në kërkim për prodhim e shitje drogë, arrestohet në Dibër 39-vjeçarja

Policia e Dibrës ka arrestuar një 39-vjeçare me qëllim ekstradimi drejt Italisë. Ajo akuzohet ishte…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Shpejtësia dhe lagështia në rrugë shkakton aksidentin, makina përplaset me furgonin në Pogradec

Një aksident ka ndodhur në aksin nacional Pogradec-Qafë Thanë në afërsi të Gurit të Kuq.…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Në kërkim për prodhim e shitje drogë, arrestohet në Dibër 39-vjeçarja për t’u ekstraduar në Itali

Policia e Dibrës ka arrestuar një 39-vjeçare me qëllim ekstradimi drejt Italisë. Ajo akuzohet ishte…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Emri/ Përplasen kamionat, vdes në aksident i riu shqiptar në Itali!

25-vjeçari shqiptar, Haris Shala ka humbur jetën në Itali si pasojë e një aksidenti rrugor…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

E dhimbshme, vdes në moshën 27-vjeçare Antigona Emini-Jashari nga Gjilani

Ka ndërruar jetë në moshën 27 vjeçare, e reja nga Gjilani, e cila thuhet se…

LEXO ME SHUME