Lajme

U denoncuan nga LSI, SPAK pezullon aktivitetin e kompanive të lidhura me incineratorët

Pezullohet aktiviteti në kompanitë e denoncuara nga Lëvizja Socialiste për Integrim në lidhje me aferën e inceneratorëve.

Vendimi është marrë me urdhër të SPAK ndërsa ka kërkuar pezullimin e aktivitetit të këtyre kompanive.Referuar të dhënave në Qendrën Kombëtare të Biznesit aktiviteti i tyre është pezulluar këtë të martë.

Pak ditë më parë, kryetarja e LSI-së Monika Kryemadhi denoncoi 24 kompani të cilat sipas saj kishin bërë evazion fiskal me incineratorët.

Kryemadhi tha se do ta dorëzonte në SPAK një dosje të tillë, duke kërkuar që të dalin para përgjegjësisë ata që janë përfshirë në këtë aferë.

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button
Close