Categories Lajme

U ‘divorcua’ pa nisur mirë fushatën me ‘Nismën’, Rezart Prifti zbulon prapaskenat : Nuk duroj dot…

Rezart Prifti, ekspert ekonomie, ka treguar që çuan në largimin e tij nga Nisma “Thurje”, e cila në zgjedhjet e ardhshme, pritet që të garojë për të fituar mandate në Kuvend. Sipas priftit kjo forcë ishte duke vepruar me mendësi të tjetër, dhe për këtë shkak ai nuk e gjente më me vend që të qendronte aty. “Unë tentova të bashkoja Nismën me disa lëvizje të tjera, por gjatë rrugës i urova suksese Nismës, për arsye sepse unë nuk dua të operoj në mënyra të vjetra, të mendoj në mënyra të vjetra dhe të merrem me mendësi të vjetra. Unë u tërhoqa sepse nuk mund të pretendoj të bëj të renë me metoda të vjetra. Nuk duroj dot fushata si në vitin 1993, me dërgim kutish tek të përmbyturit, me mungesë diskutimesh dhe transparence”, tha Prifti në a2.

Më tej, Prifti komentoi edhe rritjen e pagave: “Është manovër tipike politike dhe nuk ka lidhje as me mësuesit dhe as me doktorët. Unë kam qenë kundër nismës së rritjes së pagave në këtë periudhë. Nëse targeton shëndetësinë, duhet t’u kishe dhënë shpërblime për punën jashtë orarit, t’u kishe dhënë pajisjet e duhura. Doktori i nderuar shkoi në Turqi për t’u kuruar, me shpenzimet e veta. Sot, doktorët janë bërë për psikolog. Dëshira më e madhe e doktorëve sot është që të fikin celularët 24 orë”.

Në lidhje me premtimin për 300 000 vende të reja pune, Prifti u shpreh: “Qeveria, ngaqë nuk ka oponencë, merr guximin që t’u thotë të tjerëve “verifikojini ju” premtimet tona. Nuk ka asnjë lloj institucioni që mbështet se ka 300 000 të punësuar. Rritja e numrit të të punësuarve nuk korrespondon me rritjen e pagesave të sigurimeve shëndetësore dhe shoqërore. Në shtet është një mejhane e madhe, ta them me siguri absolute. Nuk dihet nga hyhet e nuk dihet nga dilet. Në kohë fushate, justifikohen të gjitha veprimet, edhe të atyre njerëzve të mirë në shtet. Motoja e tyre është “ruaj kokën, të bëjmë ndonjë lek e të ikim”.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Në kërkim për prodhim e shitje drogë, arrestohet në Dibër 39-vjeçarja për t’u ekstraduar në Itali

Policia e Dibrës ka arrestuar një 39-vjeçare me qëllim ekstradimi drejt Italisë. Ajo akuzohet ishte…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Emri/ Përplasen kamionat, vdes në aksident i riu shqiptar në Itali!

25-vjeçari shqiptar, Haris Shala ka humbur jetën në Itali si pasojë e një aksidenti rrugor…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

E dhimbshme, vdes në moshën 27-vjeçare Antigona Emini-Jashari nga Gjilani

Ka ndërruar jetë në moshën 27 vjeçare, e reja nga Gjilani, e cila thuhet se…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Mesazhet mashtruese në telefon/ Oferta joshëse pune, që vetëm ju “grijnë” paratë

Subjekti që prezantohet me emrin Pulse Glide LTD, në fund të mesazhit të dërgon një…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Nga mësuese frengjishtje në stjuardesë, vlonjatja punon për familjen mbretërore arabe: Kam shëtitur në 32 shtete

Geralda Kocirai është vajza nga Vlora, e cila ka një histori shumë frymëzuese. Ajo ka…

LEXO ME SHUME