Categories Lajme

U dogj gjallë brenda Spitalit Amerikan, djali të ndjerës Sanije: Vdekjen e nënës e mësova në radio makine

Saimir Sulaj, djali i të ndjerës Sanije Sulaj, ishte duke shkuar në Vlorë ditën e 25 korrikut 2016, kur është njoftuar përmes radios së makinës, se në spitalin Amerikan në Laprakë kishte rënë një zjarr i përmasave të mëdha. Saimiri e ka ndjerë se diçka e keqe mund të kishte ndodhur në këtë spital, pasi në mëngjes ai kishte çuar nënën e tij Sanijen për të bërë seancën e radhës të transfuzionit të gjakut. Në një intervistë emocionuese për gazetën “Shqiptarja.com” djali i të ndjerës Sanije, tregon momentet e vështira që ka përjetuar atë ditë të nxehtë korriku dhe vështirësitë që e kanë përndjekur pas kësaj ngjarje të rëndë, ku katër muaj më parë i është dashur që të përjetojë dhe humbjen e vëllait tij, vetëm 43-vjeç. Shkak i vdekjes së vëllait u bë sumundja e veshkave, nga e cila vuante dhe nëna e tij, e ndjera Sanije.

Saimir Sulaj në këtë intervistë të gjatë tregon dhe prapaskenat që janë bërë nga stafi i spitalit Amerikan në Tiranë për mosdorëzimin e kufomave dhe mospasjes së sistemit antizjarr dhe sensorëve të tymit në ambjentet e repartit të hemodializës.

Zoti Saimir, si e kujtoni fillimin e ditës së 25 korrikut 2016, ku ka ndodhur ngjarja e rëndë në Spitalin Amerikan në Laprakë, aty ku dhe ndëroi jetë nëna juaj?

Ka qenë një ditë e zakonshme, një ditë rutinë për mua. Unë kam marrë nënën nga Mamurrasi dhe e kam sjellë në mëngjes herët në ambjentet e spitalit Amerikan në Laprakë, pasi kishte seancën e terapisë së tranfuzionit të gjakut. Kishte 9 vite që vuante nga sëmundja e veshkave dhe gjatë këtyre viteve unë dhe vëllai, por edhe gjithë familja kemi bërë të pamundëron që ta mbanim në jetë nënën. Ishim përgatitur shpirtërisht që herët apo vonë nëna do na linte, por jo në atë gjëndje dhe në atë mënyrë që na la. Ishte shumë e dhimbshme, makabre. E kam sjellë nënën në Tiranë në krahë, siç mban fëmijën dhe pasdite ma kthyen në arkivol. Çfarë ti thuash kësaj situate tejet të rëndë. Nuk ka shpjegim.

Ju pasi latë nënën në ambjentet e spitalit Amerikan ku shkuat dhe si u vutë në dijeni për ngjarjen?

Kam lënë nënën në duart e stafit të spitalit Amerikan dhe jam larguar në punë. Atë ditë kisha për të kryer një shërbim në Vlorë dhe jam nisur me makinë drejt këtij qyteti. Kur kam shkuar në Fier, kam dëgjuar në radion e makinës se një zjarr i madh ka rënë në ambjentet e spitalit Amerikan në Laprakë, pikërisht në repartin e hemodializës. Direkt më ka shkuar mendja tek nëna, dhe kam filluar të interesohem, duke telefonuar njerëzit por asgjë nuk po merrja vesh se çfarë kishte ndodhur. Kam njoftuar vëllain dhe motrën që të interesoheshin pasi vetë isha duke ikur në Vlorë.

Kam shkuar në Vlorë dhe pasi kam mbaruar jam kthyer drejt Tiranës. Gjatë gjithë kohës kam dëgjuar në radio informacion se çfarë kishte ndodhur në këtë ngjarje. Kur kam hyrë në afërsi të Fierit, aty në radio kam dëgjuar emrin e nënës Sanije Sulaj. Një ndër viktimat ishte Sanija. Në fakt gjatë gjithë kohës që kam shkuar në Vlorë dhe jam kthyer kam qënë në tension të madh, por sërisht kisha shpresa se nuk mund të kishte ndodhur gjë. Kur dëgjova emrin në radio, kam qëndruar në Fier pasi s’mund të drejtoja më makinën. Kemi disa kushërinj në Fier dhe kam telefonuar ata, duke i kërkuar të vinin të më merrnin pasi nuk isha në gjëndje të bëja asnjë metër me makinë.

Ju atë ditë keni shkuar në spitalin Amerikan, çfarë ka ndodhur aty?

Jo unë nuk kam shkuar fare atë ditë në spital, pasi kushërinjtë më çuan drejt e në shtëpi. Aty ka qënë vëllai, motra dhe njerëz të tjerë. Ata kanë hasur në vështirësitë dhe maskarlliqet që ka bërë stafi i spitalit amerikan për këtë ngjarje.

Çfarë vështirësi kanë hasur më konkretisht?

Gjatë asaj dite njerëzit e familjes nuk dinin se çfarë kishte ndodhur me nënën. Stafi i spitalit Amerikan fillimisht i thoshte se nuk ka pasur lëndime pasi sipas tyre nëna e kishte përfunduar terapinë dhe ishte larguar. Njëherë i tregonin të afërmve se duhet të kontrollonin nënën tek kafet për rreth spitalit pasi mund të ishte aty. Të gjitha mashtrimet kanë përdorur. Edhe kur mësuam se nëna kishte vdekur, nuk na jepnin trupin, vetëm kur mësuam se trupi i saj ndodhej në morgun e spitalit tek “Nënë Tereza”. Strapacime që për ne kanë lënë një shijë shumë të keqe. Nuk e meritonim këtë sjellje nga ana e drejtuesve të Spitalit Amerikan.

Jeni njohur me vendimin e prokurorisë për pushimin e hetimeve?

Jam njohur sigurisht që po. Ka qënë një prokuror i kësaj çështje Robert Kote, që në fakt për ne si të dëmtuar ka qënë kot fare në këtë dosje. Fajin ja la atij që iku, atij që shkaktoi zjarrin, por asnjherë nuk u morr me fajtorin kryesor Spitalin Amerikan. Në fillim të hetimeve së bashku me vëllanë kemi takuar prokurorin e çështjes dhe na premtoi se do bënte maksimumin, do vinte drejtësi për përgjegjësit.

Thjesht i kemi thënë “Faleminderit” dhe u ndiem të lehtësuar pasi diçka e mirë do bëhej për këtë dëm kaq të madh që na shkaktuan. Prokurori mbylli hetimin, duke mos kryer asnjë veprim hetimor kishte apo jo sistem antizjarr. Ne na thirrën në gjykatë atë ditë kur prokurori kishte kërkuar mbylljen e hetimeve, por unë e kisha të pamundur të shkoja, pasi një ditë para më kishte vdekur vëllai.

Po realisht a ka pasur sistem antizjarr në ambjentin ku ndërroi jetë nëna juaj?

Jo nuk ka pasur aty. Sistemi antizjarr ka qënë në një pavjon tjetër, në godinën ekzistuese të Spitalit Amerikan. Aty po ka pasur sistem dhe sensorë kundër tymit. Ndërsa tek vendi ku ndodhi ngjarja, nuk ka pasur asgjë. Ajo ishte një godinë e vjetër, ish-magazinë e Spitalit Ushtarak, e marrë me qëra nga spitali Amerikan dhe përshtatur në atë gjëndje për të krijuar një repart të ri të kryerjes së hemodializës. Kaq ka qënë e gjitha dhe asnjë gjë më shumë. Prokurori dhe Spitali Amerikan mund të shkruajë ç’të dojë në letra, por realisht aty nuk ka pasur sistem antizjarr.

Ju si trashëgimtarë të Sanije Sulaj, i jeni drejtuar gjykatës për dëmshpërblim financiar për këtë ngjarje?

Po i jemi drejtuar gjykatës së Tiranës dhe na kanë gënjyer edhe në këtë aspekt. Duam një të drejtë por askush nuk na e jep, megjithëse na takon me ligj. Kemi zhvilluar disa seanca gjyqësore, por për çudi nuk kemi fituar në fund. Familja tjetër e të ndjerës Hanife Mali fitoi nga gjykata e Tiranës të drejtën për dëmshpërblim. Ndërsa ne gjyqtari Agron Zhukri na rrëzoi kërkesën për dëmshpërblim. U habitëm të gjithë. Kjo pasi të dyja viktimat ishin në një dhomë dhe në një moment kanë vdekur. Tani sipas gjykatës pse njëra ka të drejtë të dëmshpërblehet dhe tjetra jo. Çfarë ligji ka respektuar në këtë rast gjyqtari Agron Zhukri. E çuditshme. Kemi apeluar vendimin e gjykatës dhe tashmë jemi në pritje të gjykimit në Apel. Të shohim, po shkojmë me shpresa….

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

SPAK lëshon 9 urdhër-arreste për ish-zyrtarë së Bashkisë Tiranë e biznesmenë (Emrat)

Disa ish-zyrtarë të Bashkisë së Tiranës kanë përfunduar në prangat e policisë me urdhër të…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Përplasi makinën me të cilën po transportonte emigrantët e paligjshëm dhe u largua, arrestohet italiani në Korçë

Policia ka arrestuar në Korçë një shtetas italian, Massimo Compagnone, i cili përplasi automjetin me…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Del raporti, “Wiz Air” vonesa dhe anulime me 60 për qind të fluturimeve nga Tirana

Nje raport i fundit tregon se në Aeroportin e Tiranës jatë vitit te kaluar 2023…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Shqiptari arratiset nga burgu në Zvicër

Një i burgosur u arratis nga burgu Uauuilermoos i Lucernit me kusht. Ai ishte dënuar…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

I riu dhunon 44-vjeçarin dhe e bën për spital, largohet nga vendngjarja me makinë!

Rreth orës 11:30, te ura e Cenit, për shkak të një konflikti për motive të…

LEXO ME SHUME