Lajme

U dogjen 70 koshere me bletë në Përmet, ndalohet 68-vjeçari

Novruz Isamili 68-vjeç nga Përmeti është arrestuar nga policia pasi akuzohet për zjarrvënie. Një ditë më parë ai ka ndezur zjarr për të djegur disa barishte në tokën e tij por flakët kanë dalë jashtë kontrolli duke djegur një sipërfaqe toke me bimësi dhe 70 koshere me bletë në pronësi të shtetasit R. N. Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Përmet, për veprime të mëtejshme.

Përmet/Vijon puna për identifikimin dhe vënien para përgjegjësisë ligjore të autorëve të zjarrvënieve. Dogji me zjarr një sipërfaqe toke me bimësi dhe 70 koshere me bletë, vihet në pranga një shtetas.

Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Përmet, në vijim të punës për zbulimin dhe vënien përpara përgjegjësisë ligjore të autorëve të zjarrvënieve, ndaluan shtetasin N. I., 68 vjeç, banues në fshatin Kosinë, Përmet. Ky shtetas në datën 27.09.2021 ka ndezur zjarr për djegien e disa barishteve në tokën e tij dhe si pasojë zjarri i favorizuar dhe nga era, ka dal jashtë kontrollit duke djegur një sipërfaqe toke me bimësi dhe 70 koshere me bletë në pronësi të shtetasit R. N.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Përmet, për veprime të mëtejshme. Drejtoria Vendore e Policisë Gjirokastër apelon për të gjithë banorët, që në asnjë rast të mos shkaktojnë zjarrvënie, pasi do përballen me ligjin. Policia fton qytetarët që të denoncojnë në numrin 112 dhe Komisariatin Dixhital, për çdo rast të zjarrvënies apo të paligjshmërisë në tërësi, duke iu garantuar anonimatin dhe reagim të shpejtë e të paanshëm.

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button
Close
%d bloggers like this: