Lajme

U dogjën sipërfaqe toke të mbjella, arrestohet 43-vjeçari në Cërrik

Një 43-vjeçar është vënë në pranga ditë e sotme në fshatin Lumas të Cërrikut, pasi dyshohet se nga pakujdesia (hedhja e një cigareje të ndezur), ka ndezur zjarr në tokën e tij, dhe nga përhapja e flakëve, janë djegur disa sipërfaqe të mbjella, në pronësi të 2 shtetasve të tjerë. Burime zyrtare bënë me dije se bëhet fjalë për shtetasin me inicialet H.C

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Elbasan, për veprime të mëtejshme.

“Drejtoria Vendore e Policisë Elbasan apelon sërish për qytetarët që në asnjë rast të mos ndezin zjarr, pasi ky veprim përbën krim dhe ndëshkohet penalisht. Gjithashtu, i fton ata që të denoncojnë në numrin 112, çdo rast të zjarrvënies, me qëllim ndërhyrjen e menjëhershme për shuarjen e zjarrit dhe për procedimin penal të shtetasve përgjegjës.”, thuhet në njoftimin e policise.

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published.

Back to top button
Close