Lajme

U është dhënë lamtumira e fundit çiftit, Daut e Lule Gjokola në Librazhd

U është dhënë lamtumira e fundit çiftit, Daut e Lule Gjokola në Librazhd. Gjithçka ndodhi mbrëmjen e 6 shtatorit, kur çifti sapo ishte kthyer në shtëpi, ndërsa  Dauti, i cili mendohet se vuante nga depresioni ka therur disa herë me thi.kë bashkëshorten e tij, Lulen, e më pas është hedhur nga kati i 4 i pallatit ku jetonin.

Asnjëri nga të dy nuk ka mundur tu mbijetonte plagëve, ndërsa dëshmitar i ngjarjes ka qenë djali i tyre 26-vjeç. Në ceremoninë e va.rrimit mori pjesë vetëm vajza e çiftit, edhe ajo e shoqëruar nga ambulanca dhe shumë njerëz, ndërsa për shkak të gjendjes psikologjike djali nuk ka mundur tu japë lamtumirën prindërve.

Trego më shumë

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button