Categories Lajme

“U fut në dhomë e hoqi rrobat”, nëna e Joyt tregon si e përndiqte të bijën shoferi i kazinosë

Ruth Abongo, nëna e Joy Aoko, vajzës nga Kenia që erdhi për të punuar në Shqipëri, por përfundoi e vdekur ka zbuluar detaje të reja rreth jetës që vajza e saj bënte në vendin tonë.

Ai tha se vajza e saj kishte njohur një djalë në vendin tonë dhe ishte shoferi i kazinosë ku Joy punonte.

Më pas e ëma rrëfeu se Joy me shoferin kishin dalë disa herë, dhe në një nga takimet e tyre ata kishin shkuar në Durrës, ku sipas Abongos, ai e kishte propozuar, por Joy e kishte refuzuar. Por, ai nuk kishte ndaluar me aq.

Sipas nënës së Joyt, shoferi kishte këmbëngulur që të kontaktonte sërish me Joyn dhe kishte folur me shoqen e 22-vjeçares, Joy Brenda, një ditë pasi ata kishin qenë në Durrës. Madje në një prej rasteve, ai ishte futur në dhomën ku flinte Joy.

“Kur nuk ishte në punë Joy dilte. Edhe gjatë asaj jave më kujtohet se ditën e hënë ajo kishte qenë në Durrës, ndërsa incidenti ka ndodhur të premten e po asaj jave. Ajo kishte shkuar në Durrës me një mik që ishte shoferi i tyre në kazino. Me shoferin e kazinosë kishte shkuar në Durrës. Atje shoferi nuk ishte treguar i mirë me të sepse kishte qëndruar shumë afër. Ishte shumë ekspresiv njësoj sikur të ishin në një marrëdhënie. Ajo e kishte pyetur ‘përse po sillesh kështu sepse unë nuk jam e dashura jote’.

Ai kishte thënë se ‘unë po të mbroj’ dhe Joy i kishte thënë se ‘kjo nuk është e drejtë, unë jam e rritur’ dhe e di që më parë ky shoferi i kishte kërkuar Joyt të kishin marrëdhënie, por Joy kishte refuzuar dhe i kishte thënë jo. Ky shoferi nisi ta ndiqte nga pas për dy javë. Kur Joy e vuri re këtë u përball me të dhe i tha ‘Përse po më ndjek mua? E kam vënë re që po më ndjek. Do të të raportoj në kompani’.

Më pas shoferi i tha ‘jo, mos u shqetëso. Mos më raporto. Thjesht po mendoja se përse po më refuzon ftesën për të dalë me mua. Po të ndiqja për të kuptuar se cilin po takon që të pengon të takohesh me mua’. Ata ranë dakord që të mos hyjnë në një lidhje, por të mbeten miq. Në bazën e miqësisë, Joy pranoi ftesën për të shkuar në Durrës të hënën. Ata shkuan në Durrës dhe shoferi vazhdonte të shprehte ndjenjat e tij dhe Joy nuk e pëlqeu këtë. Joy u zemërua në Durrës dhe i kërkoi që të ktheheshin.

Kur u kthyen ata u zunë dhe Joy e bllokoi atë. Ajo i tha mjaft dhe nuk dua më miqësi me ty sepse kjo është e tepërt. Kësaj here Joy po komunikonte me një shoqe në Kenia ku po i tregonte për mënyrën se si kishte vepruar shoferi dhe se ajo nuk po ndihej e sigurt. Që të jem e sinqertë, kur ata u kthyen në shtëpi nga Durrësi shoferi i saj u fut menjëherë në dhomën e saj të gjumit dhe hoqi rrobat. Joy i tha ‘çfarë po bën? Ti vazhdon akoma me këtë sjellje, mjaft’ dhe shoferi i thotë ‘me kë po flet në telefon që mendon se është i rëndësishëm’. Kjo bëri që Joy të zemërohej dhe ta bllokonte numrin e telefonit të shoferit”, rrëfeu nëna e Joy-t.

Të martën, Joy Brenda (Shoqja e Joyt) po shkonte për të punuar më duket dhe është me këtë shoferin në makinë. Ai i thotë Joy Brendas që shoqja jote më ka bllokuar në çdo aplikacion. Si mund ta kontaktoj atë? Dhe Joy Brenda i thotë ‘është mënyra jote ofensive. Në Kenia ne nuk i ndjekim vajzat në këtë mënyrë. Mënyra se si e ke trajtuar Joyn nuk është e drejtë’.

Ky është një konfirmim që shoferi u bllokua të hënën. Kështu, të mërkurën, të enjten ndërsa të premten ky shofer nuk ishte në punë, ishte pushim. Instinkti më thotë se… nuk e di… Ndoshta po flas shumë, por mendoj se ka më shumë pikëpyetje për shoferin. Ai është personi që kishte zemërim. Joy ishte shprehur se nuk ndihej e sigurt me këtë person”, tregoi ajo për “News24”.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

“Nuk jam krenar!”, Rama i kërkon ndjesë publike ish-deputetit të PD Mark Marku për ironinë me emrin e tij gjatë fushatës zgjedhore

Ish deputeti i Partisë Demokratike Mark Marku, shefi i Departamentit të Gazetarisë dhe Komunikimit, Mark…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Emri/ Grabiti katër banesa në Shëngjin, arrestohet 47-vjeçari! Çfarë iu gjet në banesë

Komisariati i Policisë Lezhë dhe Forca e Posaçme “Shqiponja” finalizuan operacionin e koduar “Implikimi”. Zbardhen…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Emri/ Dogji me benzinë tri automjete: Zbardhet ngjarja në Shkodër, arrestohet autori

Prokuroria Shkodrës në bashkëpunim me Policinë vendore kanë zbardhur rastin e djegies së 3 automjeteve,…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

IKMT nis prishjen e ndërtimeve pa leje në Velipojë

Inspektoriati Kombëtar i Mbrojtjes së Territorit ka zbarkuar në orët e para të mëngjesit në…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Dimër në mes të pranverës, zbardhet juglindja e vendit

Në zonat e thella malore të juglindjes së vendit kanë qenë të pranishme reshjet e…

LEXO ME SHUME