Categories Lajme

U gjend ne tualet e pajetë, prindërit e Sonilës marrin veprimin e menjëhershëm ndaj dhëndrit

Kreshnik Cani është denoncuar në Policinë e Beratit për shfrytëzim prostitucioni. Denoncimi është bërë nga prindërit e Sonila Canit, vajzës 21-vjeçare që u gjet e vdekur në banesën e saj në Torino të Italisë.

Nëna e Sonilës, Sose Nazo, ka thënë në emisionin Uniko nga Spartak Koka në Klan Plus se denoncimin e bënë ajo dhe bashkëshorti i saj.

Ky kallëzim ndaj Kreshnik Canit erdhi pas deklaratave që vetë ish-bashkëshorti i Sonilës kishte bërë në emisionin Uniko para disa muajsh, kur tha se “ata kërkonin lekun e thjeshtë”, duke treguar se Sonila prostituonte në rrugët e Torinos. Denoncimi ndaj tij është bërë pikërisht për këtë akuzë, për shfrytëzim prostitucioni.

Sose Nazo: I jemi drejtuar Policisë së Beratit, kemi bërë denoncimin e v rasjes së vajzës për Kreshnik Canin që ma ka shfrytëzuar gocën. Dua një drejtësi dhe të dali e drejta e Sonilës.

Spartak Koka: Pra ju e keni denoncuar për pjesën e shfrytëzimit të prostitucionit?

Sose Nazo: Po. E kemi denoncuar në Berat. Ne kemi kërkuar që të zbardhet e drejta e çupës, që çupa nuk e bënte një gjë të tillë që të dilte në rrugë. Kush e shfrytëzoi, kush e detyroi?

Spartak Koka: Pra ju mendoni që e kanë detyruar?

Sose Nazo: Po. Është e vërtetë që e kanë detyruar se asnjë nënë nuk e bën që të dalë në rrugë dhe të bënte atë punë. Sidomos që ajo ishte familjare dhe më një djalë të vogël të mitur.

Kujtojmë se aktualisht Kreshnik Cani ndodhet në Shqipëri. Pas Italisë ai u largua drejt Islandës ku kërkoi azil, por autoritetet islandeze ia refuzuan dhe e dëbuan në Shqipëri.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Horoskopi, 29 Mars 2024

Dashi Kjo ditë do ju gjejë më produktiv dhe krijues, qoftë në sferën profesionale edhe…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

SPAK lëshon 9 urdhër-arreste për ish-zyrtarë së Bashkisë Tiranë e biznesmenë (Emrat)

Disa ish-zyrtarë të Bashkisë së Tiranës kanë përfunduar në prangat e policisë me urdhër të…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Përplasi makinën me të cilën po transportonte emigrantët e paligjshëm dhe u largua, arrestohet italiani në Korçë

Policia ka arrestuar në Korçë një shtetas italian, Massimo Compagnone, i cili përplasi automjetin me…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Del raporti, “Wiz Air” vonesa dhe anulime me 60 për qind të fluturimeve nga Tirana

Nje raport i fundit tregon se në Aeroportin e Tiranës jatë vitit te kaluar 2023…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Shqiptari arratiset nga burgu në Zvicër

Një i burgosur u arratis nga burgu Uauuilermoos i Lucernit me kusht. Ai ishte dënuar…

LEXO ME SHUME