Lajme

U gjet i pajetë në kanal, identifikohet viktima në Vlorë, banues në lagjen “24 Maji”

Policia e Vlorës ka identifikuar personin i cili u gjet ditën e djeshme i pajetë në vendin e quajtur “Kanali i motorrit”.

Sipas uniformave blu ai është një 65-vjeçar me inicialet P.D., banues në lagjen “24 Maji” të qytetit.

Sipas të dhënave të policisë 65-vjeçari dyshohet se është mbytur aksidentalisht në ujë.

“Në vijim të informacionit paraprak të dhënë ditën e djeshme, ku në vendin e quajtur “Kanali i motorrit”, në lagjen “24 Maji”, është gjetur një shtetas, i cili dyshohet se është mbytur aksidentalisht në uji, nga grupi hetimor është bërë e mundur identifikimi i viktimës, i cili rezulton të jetë shtetasi me iniciale P. D., 65 vjeç, banues në lagjen “24 Maji”, Vlorë”, njofton policia.

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published.

Back to top button
Close