Mëngjesin e sotëm është gjetur i pajetë në magazinat e biznesit të tij në autostradën Tiranë- Durrës një biznesmen, i cili është identifikuar si Naim Dedja. Dedja është me origjinë nga Kukësi dhe është pronari i “Lindi-Al” një kompania e cila merret me importin e pijeve nga Kosova. Sipas informacioneve paraprake dyshohet se kemi të bëjmë me një vdekje natyrale, ndërkohë që pritet ekspertiza e hetuesve për të përcaktuar saktësisht shkaqet e v dekjes.
Categories
Lajme