
Identifikohet kufoma e gjetur në përroin e Bërxullës në Tiranë. Ai është identifikuar si Elton Tahiri. Pas kqyrjes paraprake mësohet se në trupin e 48-vjeçarit është konstatuar një shenjë gërvishtjeje.
Kjo gjë ka shtuar dyshimet dhe ekspertët mjekoligjorë kanë nisur ekzaminimet e detajuara.Tahiri rezulton se është edhe përdorues heroine, ndaj pritet ekspertiza për të hedhur dritë mbi shkaqet e vdekjes së tij.