Kthehet tek familja, fëmija që u gjet një ditë më parë i humbur tek “Terminali i Jugut”. Pasi e gjetën, policia bëri thirrje në media se fëmija nuk mbante mend adresën, duke drejtuar familjarët e tij në komisariatin nr. 3 në Tiranë.
Fëmija që ndodhej në gjendje të mirë shëndetësore, i është dorëzuar familjarëve pasi kontaktuan me efektivët e policisë.