23-vjeçarja e cila humbi jetën mbrëmjen e sotme në aksidentin në aksin Vlorë-Levan quhet Anxhela Çapo.
Ajo është shtetasja Anxhela Çapo, ndërkohë që ka mbetur e plagosur dhe bashkëudhëtarja e saj po 23-vjeçare Silvana Muho, e cila është transportuar në spitalin e Vlorës në gjendje kritike për jetën.
Në vendngjarje ndodhet grupi hetimor, i cili po kryen veprimet e mëtejshme në lidhje me sqarimin e rrethanave të aksidentit.