Categories Lajme

U gjet në ballkonin e dhomës, Policia jep detaje për 24-vjeçarin që vdiq në Pejë

Policia e Kosovës ka dhënë detaje për vdekjen e 24-vjeçarit  Ardi Pajaziti në Pejë. Në raport thuhet se një person ka raportuar që e ka vërejtur një person tjetër të shtrirë në ballkonin e një dhome.

Me të marrë informacionet, në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitet relevante policore dhe ekipi i ndihmës së shpejtë.

Mjeku përgjegjës e ka konstatuar vdekjen e viktimës, ndërsa janë mbledhur edhe disa prova që i shërbejnë hetimeve.

Me vendim të prokurorit, viktima është dërguar për obduksion në Institutin e Mjekësisë Ligjore.

“HETIM I VDEKJES|Pejë 22.06.2022 – 05:30. Ankuesi mashkull kosovar ka raportuar se në ballkonin e një dhome ka vërejtur viktimën mashkull kosovar të shtrirë. Njësitë relevante policore dhe një ekipi i ndihmës së shpejtë ka dalë në vendin e ngjarjes, nga mjeku përgjegjës është konstatuar vdekja e viktimës. Në vendin e ngjarjes janë mbledhur provat që i shërbejnë hetimit të rastit, ndërsa me vendim të prokurorit trupi i pajetë i viktimës është dërguar në IML për obduksion”, thuhet në raport.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Mjekët pro dhe kundër projektligjit të ri për nënat surrogato, ja çfarë propozojnë

Projektligji i ri mbi shëndetin riprodhues, i cili ligjëron nënat surrogate në Shqipëri, po kundërshtohet…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Vau i Dejës, Dyshohet se qëlloi me armë zjarri, vijon kontrolli i zonës për kapjen e 35 vjeçarit

Vau i Dejës, Dyshohet se qëlloi me armë zjarri pistoletë, në drejtim të një automjeti,…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Interpol Tirana, Në kuadër të bashkëpunimit me homologët, ekstradohen 6 shtetas të shpallur në kërkim ndërkombëtar për vepra të ndryshme penale

Interpol Tirana, Në kuadër të bashkëpunimit me homologët, ekstradohen 6 shtetas të shpallur në kërkim…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Zhdukja e djalit 10-vjeçar të zyrtarit të SHISH-it 12 vite më parë, dëshmitarët: E pamë me dy persona….

Emisioni “Në Shënjestër” i është rikthyer historisë së zhdukjes pa gjurmë të 10-vjeçarit Julian Çela…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Sot merrni çadrat me vete! Rikthehen reshjet e shiut

Për ditën e Enjte vendi ynë do të ndikohet nga kushte kryesisht të paqëndrueshme atmosferike…

LEXO ME SHUME