Categories Lajme

U godit me gur nga bashkëfshatari, humb jetën 64 vjeçari në Peqin

Një 64 vjeçar nga Peqini i goditur me gur nga bashkëfshatari ka ndërruar jetë në spital. Ngjarja ka ndodhur pas një konflikti për motive të dobëta. Menjëherë më pas ka rënë në pranga autori S.Ç 51 vjeç.

Njoftimi i policisë: Specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Peqin, arrestuan në flagrancë shtetasin:S.Ç., 51 vjeç, banues në fshatin Lolaj, Peqin.

Arrestimi i tij u bë pasi më datë 10.09.2020, rreth orës 23:30 , në fshatin Lolaj, Peqin, gjatë një konflikti të çastit për motive të dobëta shtetasi S.Ç ka goditur me mjet të fortë ( gurë), shtetasin Sh.H., 64 vjeç, banues në fshatin Lolaj, Peqin, i cili  si pasojë e plagëve të marra  ka ndërruar jetë sapo ka mbërritur në Spitalin Rajonal të Elbasanit. Materialet hetimore i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës Parë Elbasan,  për veprën penale,  “Vrasje me dashje”.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

“Nuk jam krenar!”, Rama i kërkon ndjesë publike ish-deputetit të PD Mark Marku për ironinë me emrin e tij gjatë fushatës zgjedhore

Ish deputeti i Partisë Demokratike Mark Marku, shefi i Departamentit të Gazetarisë dhe Komunikimit, Mark…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Emri/ Grabiti katër banesa në Shëngjin, arrestohet 47-vjeçari! Çfarë iu gjet në banesë

Komisariati i Policisë Lezhë dhe Forca e Posaçme “Shqiponja” finalizuan operacionin e koduar “Implikimi”. Zbardhen…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Emri/ Dogji me benzinë tri automjete: Zbardhet ngjarja në Shkodër, arrestohet autori

Prokuroria Shkodrës në bashkëpunim me Policinë vendore kanë zbardhur rastin e djegies së 3 automjeteve,…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

IKMT nis prishjen e ndërtimeve pa leje në Velipojë

Inspektoriati Kombëtar i Mbrojtjes së Territorit ka zbarkuar në orët e para të mëngjesit në…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Dimër në mes të pranverës, zbardhet juglindja e vendit

Në zonat e thella malore të juglindjes së vendit kanë qenë të pranishme reshjet e…

LEXO ME SHUME