Lajme

U godit nga Benzi teksa ecte në trotuar në Berat, ndërron jetë në spitalin e Traumës 30-vjeçari nga Tepelena

30-vjeçari nga Tepelena,që u aksidentua mbrëmjen e djeshme në qendër të qytetit të Beratit, ka ndërruar jetë mbrëmjen e sotme në Spitalin e Traumës në Tiranë.

Leonard Rrapi ishte duke shëtitur në qytetin e Beratit së bashku me miqtë e tij: Abaz Kaballi, 60-vjeç, Astrit Veliu, 23-vjeç dhe Tahir Redhi, 30-vjeç, kur automjeti tip Benz me targa AA 021 MS humbi kontrrollin dhe hyri brenda një dyqani me pajisje elektro-shtëpiake në qendër të qytetit.

Miqtë nga Tepelena sapo ishin kthyer nga pelegrinazhi në Malin e Tomorrit dhe kishin vendosur në kthim të vizitonin edhe qytetin e Beratit.

Si pasojë e aksidentit të rëndë u plagosën 4 shtetasit nga Tepelena, njëri prej të cilëve ndërroi jetë sot në Spitalin e Traumës në Tiranë, drejtuesi i mjetit Ergys Petro, 26-vjeç dhe pasagjeri i mjetit tip Benz që udhëtonte me Petron, Robert Sadikaj.

Të gjithë të plagosurit e tjerë janë jashtë rrezikut për jetën, ndërkohë që Ergys Petro është arrestuar nga policia. Petro mësohet se nuk kishte konsumuar alkool në momentin e aksidentit të rëndë që-sipas policisë-u shkaktua si pasojë e shpejtësisë dhe madhe dhe parakalimit të gabuar.

Drejtuesi i mjetit është banor i lagjes “Kushtrim” në Berat dhe punonte si saldator. Burime nga miqtë e të njohurit e tij kanë deklaruar se kohët e fundit Petro kishte filluar të konsumonte l ëndë n arkotike.

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published.

Back to top button
Close