Lajme

U hodh nga kamioni të shpëtonte pasi ju prishën frenat, shuhet 35-vjeçari në Has

Një aksident tragjik është regjistruar mëngjesin e sotëm në zonën e Qafë Barakut në Has ku ka humbur jetën një 35-vjeçar. Sipas policisë, i riu i cili drejtonte një kamion, ka humbur kontrollin e mjetit për shkak të mosfunksionimit të mjetit. Shtetasi me iniciale S.J. ka tentuar të shpëtojë duke u hedhur nga dera e mjetit, por për shkak të përplasjes, humbi jetën.

Has/Informacion paraprak Rreth orës 10:00, në vendin e quajtur Qafë Barak, Has, shtetasi S. J., 35 vjeç, banues në fshatin Gajrep, Has, duke drejtuar mjetin tip kamion dyshohet se është hedhur nga dera e automjetit, pasi ka humbur kontrollin mbi drejtimin e tij, për shkak të mosfunksionimit të sistemit të frenimit. Si pasojë, drejtuesi i mjetit ka humbur jetën. Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit.

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published.

Back to top button
Close