Edhe pse është inaguruar vetëm në këtë fillim vere, rruga e fshatit Borsh në jug të vendit është bërë e palakueshme gjatë paradites së sotme.
Si pasojë e reshjeve të shiut rruga ka pësuar çarje dhe ulje në një pjesë të saj në dalje të fshatit, duke e bërë të pakalueshme për mjetet e tonazhit të rëndë.
Rruga është bërë vetëm pak muaj më parë, dhe mjaftuan disa reshje shiu për ta sjellë atë në gjendje të pakalueshme. Për më shumë shihni fotot e mëposhtme.
Reshjet e rëna gjatë 24 orëve të fundit kanë sjellë probleme në shumë qytete të vendit, ku shumë lumenj kanë dalë nga shtretërit, dhe dhjetra banesa gjenden nën ujë