fbpx
Lajme

U infektua në Shqipëri, por… të afërmit e shqiptarit kèrcènojnë mjekët

Një shqiptar 67 vjeç, i cili jetonte prej kohësh në Giulianova, ishte kthyer nga një qëndrim në Shqipëri me simptomat e koronavirusit, rreth dhjetë ditë më parë. Drejtori i përgjithshëm i spitalit ku ishte shtruar, Maurizio Di Giosia tha se “pacienti vdiq në spitalin e Teramo, pasi vuante nga Covid”.

Di Giosia shtoi se “ai kishte edhe një sëmundje serioze dhe të përhapur neoplazike”. Shqiptari vuante edhe nga pneumonia që i kishte pushtuar 80 përqind të mushkërive dhe pavarësisht ndihmës së mjekëve, nuk shpëtoi dot.

4 veprimet që ju mbrojnë nga koronavirusi, apeli i mjekut britanik: Ja çfarë presim në dimër
Shqiptari humbi jetën një ditë më parë, ndërsa, sipas mediave italiane, familjarët dhe të afërmit e tij kanë fajësuar dhe madje kanë kërcënuar mjekët italianë, për neglizhencë.

“Nuk kishte lidhje me kujdesin mjekësor, shtoi Di Giosia, por vdekja e pacientit provokoi reagimin e të afërmve, madje disa kërcënuan punonjës shëndetësorë”. “Situata Covid në Teramo është serioze” pranoi Di Giosia, duke njoftuar gjithashtu mundësinë e “moshapjes së shkollave, nëse situata do të mbetet e tillë”.

Trego më shumë

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button