Lajme

U kap duke ngarkuar dru pa dokumentacionin përkatës, procedohet 29-vjeçari

Policia ka proceduar penalisht një 29-vjeçar në Dibër, pasi u kap duke ngarkuar në mjetin e tij lëndë drusore pa dokumentacion përkatës. Po ashtu, policia ka proceduar penalisht në në gjendje të lirë dy Specialistë të Shërbimit Pyjor për ‘Shpërdorim Detyre’

Policia konstatoi shtetasin I. L., duke ngarkuar në automjetin e tij një sasi lëndë drusore pa dokumentacion përkatës, e të prera në mënyrë të paligjshme dhe në përfundim të veprimeve të para hetimore filloi procedimi penal në gjendje të lirë për shtetasin I. L., 29 vjeç, banues në Selishtë.

Në vijim të veprimeve nga specialistët për Hetimin e Krimit Ekonomik e Financiar ka filluar procedimi penal si të dyshuar për kryerjen e veprës penale “Shpërdorim Detyre”, për shtetasit:

  1. SH., 54 vjeç; Sh.Ll., 30 vjeç, (Specialistë të Shërbimit Pyjor), pasi nuk kanë ushtruar kontrolle mbi detyrimet ligjore për mbrojtjen dhe menaxhimin e pyjeve në sektorin përkatës të njësisë Adminstrative Selishtë, duke lejuar që individë të kryejnë dëmtime të pyjeve në këtë zonë. Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Dibër, për veprime të mëtejshme.

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button
Close
%d bloggers like this: