Lajme

U kap duke shitur kokainë, arrestohet 23-vjeçari shqiptar

Një 23-vjeçar shqiptar është arrestuar në flagrancë teksa po shpërndante një dozë kokainë në zonën e Peschiera në Itali.

Efektivët e policisë ndaluan të riun teksa në makinë iu gjetën dhe 35 doza të tjera kokaine.

Më pas, karabinierët ushtruan kontrolle në banesën e tij ku gjetën dhe sekuestruan 409 gramë kokainë dhe 280 gramë kanabis të ndarë në doza.

Ndër të tjera, iu gjet dhe një shumë prej 50 mijë eurosh të cilat dyshohet se i ka përfituar nga shitja e lëndëve narkotike.

Sipas mediave italiane, sasia e lëndës narkotike të sekuestruar kapte vlerën e 35 mijë eurove.

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published.

Back to top button
Close