Lajme

U kap duke transportuar 6 emigrantë , vihet në pranga 1 shtetas

Go ditet një tjetër rast i veprimtarisë k riminale të dhënies ndihmë shtetasve të huaj për kalim të p aligjshëm të kufirit, kundrejt shpërblimit. U kap duke transportuar 6 emigrantë të paligjshëm, vihet në p ranga 1 shtetas.

Specialistët për Hetimin e Trafiqeve të Paligjshme dhe Narkotikëve në DVP Korçë, në bashkëpunim me strukturat e SHÇBA-Korçë, Policinë Kufitare, në vijim të operacionit policor “Perimetri”, kanë goditur një tjetër rast të aktivitetit kriminal në fushën e dhënies ndihmë shtetasve të huaj për kalim të paligjshëm të kufirit, kundrejt shpërblimit, si rezultat i të cilit u bë kapja dhe arrestimi në flagrancë i shtetasit E. F., 38 vjeç, banues në Korçë.

Ky shtetas është konstatuar nga shërbimet e policisë, pranë vendit të quajtur “Kryqëzimi i Libonikut”, duke transportuar në drejtim të Tiranës, me mjetin tip “Mercedes-Benz”, 6 emigrantë të paligjshëm, të cilëve kundrejt shpërblimit, iu kishte premtuar kalimin drejt vendeve të BE-së.

Po punohet për identifikimin dhe vendosjen përpara përgjegjësisë penale, të personave të tjerë të implikuar në këtë veprimtari k riminale. Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Korçë, për veprën penale “Ndihma për kalim të paligjshëm të kufijve” kryer në bashkëpunim.

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button
Close
%d bloggers like this: