Lajme

U kap me 15 emigrantë të paligjshëm në furgon, arrestohet 56-vjeçari nga Durrës

Një operacion policor u finalizua në Korçë për goditjen e një aktiviteti kriminal të dhënies së ndihmës shtetasve të huaj në këmbim të pagesës për kalim të paligjshëm të kufirit.

Në këtë operacion u kap një 56-vjeçar duke transportuar me një furgon 15 emigrantë të paligjshëm.

Një aparat celular dhe një shumë parash u sekuestruan gjithashtu.

Specializuarët për hetimin e trafikut të paligjshëm dhe narkotikëve në bashkëpunim me shërbimet e policisë Devoll organizuan dhe finalizuan këtë operacion policor.Hetimet vijojnë për identifikimin dhe kapjen e shtetasve të tjerë të përfshirë në këtë veprimtari kriminale. Materialet procedurale u kaluan Prokurorisë në Korçë për hetime të mëtejshme.

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published.

Back to top button
Close