Një i ri shqiptar ka rënë në prangat e policisë italiane, pasi u kap me armë dhe drogë. Mediat italiane raportojnë se 33-vjeçari ka dalë para gjykatën, ndërsa ka pranuar fajin.
Shqiptarit iu gjet drogë në banesë dhe në makinën e tij si dhe një pistoletë e kalibrit 9, me numër serie të gërryer dhe fishekë të ndryshëm.
Shqiptari, i cili zyrtarisht punonte si tregtar makinash, pranoi para gjyqtarit se droga dhe arma ishin të tijat. Burri ka treguar se është penduar dhe rrëfeu se problemet e rënda ekonomike e kishin shtyrë drejt trafikut të drogës, e megjithatë ka precedentë penalë të mëparshëm.