fbpx
Lajme

U kapën duke lëvizur pa maskë, gjobiten 1552 persona në vend

Policia e Shtetit ka gjobitur me 3.000 lekë secili 1552 persona që janë kapur duke lëvizur pa maskë gjatë katër ditëve të fundit. Po ashtu, njoftohet se me 1 milion lekë është gjobitur një subjekt që nuk respektoi masat anti-Covid. Gjobë kanë marrë edhe 16 qytetarë që u kapën duke lëvizur në këmbë pas orës 22:00.

Gjatë kontrolleve janë shoqëruar në ambientet e Policisë në të gjithë vendin, 27 persona që nuk kanë pranuar t’i tregojnë punonjësve të Policisë dokumentin e identifikimit. Pasi kanë paraqitur dokumentin e identifikimit, ata janë ndëshkuar me 3.000 lekë gjobë dhe më pas janë lënë të lirë.

Trego më shumë

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button