Categories Lajme

U kapën duke transportuar 35 emigrantë, ndalohen katër persona

Katër persona janë vënë në p rangat e policisë së Korçës, mes tyre edhe Erjon Llapushi, subjekt i OFL, për kalim të emigrantëve të paligjshme në pikat kufitare të vendit.

Mësohet se tre të arrestuarit e tjerë janë edhe T. Hasa, E.A., dhe K., L. Policia bën me dije se ata u kapën duke transportuar 35 emigrantë të paligjshëm në afërsi të fshatit Burimas, Maliq, me mjetet tip “Chevrolet” dhe “Hyndai”.

Atyre iu është bërë me shenjë që të ndalonin, pasi kishin dyshime se po transportonin emigrantë, në mënyrë të paligjshme, por nuk iu bindën urdhërit.

Njoftimi i policisë: Vijojnë g oditjet e njëpasnjëshme në kuadër të operacionit policor “Perimetri”. G oditen dy raste të tjera të veprimtarisë k riminale të dhënies ndihmë shtetasve të huaj për kalim të paligjshëm të kufirit, kundrejt shpërblimit. U kapën duke transportuar 35 emigrantë të paligjshëm, vihen në pranga 4 shtetas dhe 1 tjetër shpallet në kërkim. Njëri prej të ndaluarve, subjekt i OFL-së, i d ënuar më parë për vepra p enale të kryera kundër lirisë dhe shëndetit të personit, rendit dhe sigurisë publike.

Specialistët për Hetimin e Trafiqeve të Paligjshme dhe Narkotikëve në DVP Korçë, në bashkëpunim me strukturat e SHÇBA-Korçë, Policinë Kufitare dhe Forcat Speciale “Shqiponjat” në vijim të operacionit policor “Perimetri”, kanë goditur dy raste të tjera të aktivitetit k riminal në fushën e dhënies ndihmë shtetasve të huaj për kalim të paligjshëm të kufirit, kundrejt shpërblimit si rezultat i të cilëve u bë kapja dhe arrestimi në flagrancë i shtetasve T. H., 50 vjeç, banues në Elbasan; E. A., 21 vjeç, banues në Durrës; K. L., 37 vjeç, banues në fshatin Bulgarec, Korçë; E. Ll., 33 vjeç, banues në Pogradec, (i dënuar më parë për veprat penale “Shtrëngimi me anë të kanosjes ose dhunës për dhënien e pasurisë”, “Plagosja e rëndë me dashje” dhe “A rmëmbajtja pa leje”) si edhe u shpall në kërkim shtetasi S. Z., 22 vjeç, banues në Durrës.

Shërbimet e policisë kufitare, kanë konstatuar në afërsi të fshatit Burimas, Maliq, mjetet tip “Chevrolet” dhe “Hyndai”, drejtuesve të të cilëve, iu kanë bërë me shenjë që të ndalonin, pasi kishin dyshime se po transportonin emigrantë, në mënyrë të paligjshme.

Shtetasi T. H., drejtues i mjetit tip “Chevrolet”, brenda të cilit u gjetën 7 emigrantë, nuk iu bind urdhrit të policisë, por u kap dhe neutralizua. Ndërsa shtetasi S. Z., drejtues i mjetit tip “Hyndai”, braktisi mjetin në rrugë, brenda të cilit u gjetën 4 emigrantë dhe mundi të largohej me shpejtësi.

Në lidhje me këtë rast, u arrestua edhe shtetasi E. A., i cili ka kallëzuar pranë strukturave të Drejtorisë Vendore të Policisë Durrës, se i kishin vjedhur mjetin e tij tip “Hyndai”, të cilin nga hetimet e kryera rezultoi se ia kishte dhënë shtetasit të shpallur në kërkim S. Z.

Gjithashtu në hyrje të qytetit të Pogradecit, u kapën shtetasit K. L. dhe E. Ll., duke transportuar me mjetin furgon tip “Benz”, 24 emigrantë të paligjshëm të cilëve kundrejt shpërblimit, iu kishin premtuar kalimin drejt vendeve të BE-së.

Materialet në ngarkim të tyre i kaluan Prokurorive të Rretheve Gjyqësore Korçë e Pogradec për veprat penale “Ndihma për kalim të paligjshëm të kufijve” kryer në bashkëpunim, “Mosbindja ndaj urdhrit të punonjësit të policisë së rendit publik” dhe “Kallëzimi i rremë”.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Interpol Tirana, Në kuadër të bashkëpunimit me homologët, ekstradohen 6 shtetas të shpallur në kërkim ndërkombëtar për vepra të ndryshme penale

Interpol Tirana, Në kuadër të bashkëpunimit me homologët, ekstradohen 6 shtetas të shpallur në kërkim…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Zhdukja e djalit 10-vjeçar të zyrtarit të SHISH-it 12 vite më parë, dëshmitarët: E pamë me dy persona….

Emisioni “Në Shënjestër” i është rikthyer historisë së zhdukjes pa gjurmë të 10-vjeçarit Julian Çela…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Sot merrni çadrat me vete! Rikthehen reshjet e shiut

Për ditën e Enjte vendi ynë do të ndikohet nga kushte kryesisht të paqëndrueshme atmosferike…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Emri/ Ngjarja e rëndë: 29-vjeçarja nga Lushnja rreh vjehrrin

Një 29-vjeçare nga Lushnja ka dhunuar fizikisht vjehrrin e saj. Ngjarja ka ndodhur në fshatin…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Detaje/ U dënua për aksidentin tragjik me 5 të vdekur, përfiton nga amnistia Rexhina Celhaka! Lot e përqafime me të atin te dera e burgut

Bedri Celhaka mundi ta përqafonte për herë të parë pas 3 vjetësh jashtë hekurave, vajzën…

LEXO ME SHUME