Lajme

U kapën duke vjedhur ‘shtëpitë e barit’ të shqiptarëve në Angli, merren peng dhe dhunohen dy djemtë nga Elbasani

Shumë djem shqiptarë që jetojnë në Angli për shkak kushteve të vështira në Shqipëri detyrohen të punojnë në “shtëpi bari”.

Disa me dëshirë e disa të kërcënuar e disa për shkak të problemeve ekonomike, ata vendosin të punojnë duke marrë përsipër edhe rreziqet me të cilat mund të përballen në këto fabrika droge.

Së fundmi një qytetar ka treguar se dy shqiptarë nga Elbasani janë kapur nga shqiptarët duke vjedhur shtëpitë e tyre të barit.

Siç dëgjohet në video një nga djemtë shqiptarë u kërkon llogari bashkatdhetarëve të tyre pasi ka kuptuar që ata i kanë vjedhur shtëpinë e barit.

Dy të rinjtë në video të cilët shfaqen dhe me fytyrë, kanë grabitur shtëpinë e barit të shqiptarit, ndërsa thonë se këtë e kanë bërë pasi janë zhytur në borxhe.

Djali që shihet në fillim të videos është nxirë nga sytë për shkak të dhunës që i është ushtruar, teksa djali i dytë shihet që i janë thyer dhëmbët po për shkak të dhunës që ka marrë pas grabitjes së fabrikës së lëndëve narkotike të shqiptarit.

Njëri nga të rinjtë thotë se informacionin për shtëpinë e barit dhe vendndodhjen e saj e ka marrë nga Mondi Çela, i cili punon me shqiptarët që u është vjedhur shtëpia e barit.

Pas kësaj dëshmie, në video shihet Mandi i cili thotë se është fajtor që i ka treguar të riut shtëpinë e barit për ta vjedhur.

Ndërkohë sipas qytetarit që ka dërguar videon në redaksinë e JOQ Albania, dy të rinjtë nga Elbasani janë ende peng për krimin që kanë bërë, duke vjedhur shtëpinë e barit të bashkatdhetarëve të tij që punojnë në të zezë në Angli.

Qyetari: Dhunohen 2 shqiptaret nga elbasani i kapin duke vjedh shpiat e shqiptareve te barit ne angli. Jan akm peng.JOQ.

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published.

Back to top button
Close