Lajme

U kapën me 20 kg kokainë/ Agim Kajmaku dhe nipi i tij mohojnë akuzat: Nuk dinim gjë!

Agim Kajmaku dhe nipi i tij të arrestuar pak ditë më parë pasi iu kapën 20 kg kokainë në vazot e luleve kanë mohuar përfshirjen në kultivimin e lëndëve narkotike.

Në dëshminë e dhënë për policinë italiane ata janë shprehur se nuk dinin asgjë për praninë e lëndës narkotike. Sipas mediave italiane, Kajmaku dhe nipi i tij po mbahen në burgun e Fermos. Avokati i tyre Vittorio Supino u shpreh se po punon për zbardhjen e pozicionit të klientëve të tij.

Ai foli për një shirit ngjitës që u sekuestrua në momentin e arrestimit të tyre, duke theksuar se nuk është i njëjti shirit i përdorur për paketimin e thasëve me kokainë. Media italiane shkruan se të hënën lënda narkotike do të dërgohet në Anoka për t’u analizuar dhe për përcaktuar përqindjes e pastërtisë së saj. Ndërkohë hetuesit vijojnë hetimet për të zbardhur si është dërguar në fidanishte 18.8 kg kokainë e cila ishte fshehur në vazot e luleve që ishin blerë nga Agim Kajmaku.

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button
Close