Lajme

U kishte premtuar kalimin në BE, kapet korçari duke transportonte sirianët me kamionçinë

Një 35-vjeçar është arrestuar në Devoll, pasi u kap duke transportuar 13 emigrantë të paligjshëm nga Siria. I arrestuari është M. L. 35 vjeç, banues në fshatin Bulgarec, Korçë.

Ai u kap në fshatin Vishocicë duke transportuar emigrantë me një mjet tip kamionçinë, të cilëve kundrejt shpërblimit iu kishte premtuar kalimin drejt vendeve të BE-së. Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Korçë për veprime të mëtejshme

Trego më shumë

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button
Close