Categories Lajme

U konsiderua si pacienti zero në Shqipëri, Viktor Kola: Akoma s’më vijnë klientë tek lokali…

Vendi ynë do zgjohej më 9 mars 2020, me dy të infektuarit e parë nga Covid-19, kur Ministria e Shëndetësisë bëri të ditur se janë identifikuar dy persona me koronavirus, babë e bir. Babai Viktor Kola u prononcua në media të ndryshme asokohe, duke thënë se virusin e përjetuan si një grip por me disa simptoma më të rënda. Po ashtu, ai tregoi edhe se si faktin se ishin pacientët e parë të identifikuar në Shqipëri ndikoi në gjendjen e tyre psikologjike.

Sot, tetë muaj më pas i konsideruar si “pacienti zero” bashkë me të birin, Viktor Kola kujton atë periudhë dhe impaktin tek ai, familja e tij dhe ekonomia. Ai ka dhënë një intervistë për “Tirana News”, ku me humor është shprehur se nëse nuk do të ishte në spital ato ditë lokalit të tij do i vendoste emrin “Korona“. Ende sot thotë ai ka njerëz që nuk vijnë në lokal dhe etiketojnë se “ky është ai vendi”.

Sakaq, ai ka vlerësuar shërbimin e përkushtuar të mjekëve dhe infermierëve në spital, por ka rezerva rreth kushteve në spitalin Infektiv, për të cilat ka treguar se linin për të dëshiruar.Viktori thotë se e ka kaluar situatën pa  panik edhe pse u etiketua si “pacienti zero” që ai nuk e pranon ende sot duke i qëndruar idesë se virusi ka ardhur më herët. I vetmi moment mërzitje për të ishte kur i ndërroi jetë shoku i dhomës në Spitalin Infektiv, Ndue Morina, viktima e dytë e shënuar në vend.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

“Nuk jam krenar!”, Rama i kërkon ndjesë publike ish-deputetit të PD Mark Marku për ironinë me emrin e tij gjatë fushatës zgjedhore

Ish deputeti i Partisë Demokratike Mark Marku, shefi i Departamentit të Gazetarisë dhe Komunikimit, Mark…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Emri/ Grabiti katër banesa në Shëngjin, arrestohet 47-vjeçari! Çfarë iu gjet në banesë

Komisariati i Policisë Lezhë dhe Forca e Posaçme “Shqiponja” finalizuan operacionin e koduar “Implikimi”. Zbardhen…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Emri/ Dogji me benzinë tri automjete: Zbardhet ngjarja në Shkodër, arrestohet autori

Prokuroria Shkodrës në bashkëpunim me Policinë vendore kanë zbardhur rastin e djegies së 3 automjeteve,…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

IKMT nis prishjen e ndërtimeve pa leje në Velipojë

Inspektoriati Kombëtar i Mbrojtjes së Territorit ka zbarkuar në orët e para të mëngjesit në…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Dimër në mes të pranverës, zbardhet juglindja e vendit

Në zonat e thella malore të juglindjes së vendit kanë qenë të pranishme reshjet e…

LEXO ME SHUME