Categories Lajme

U la jashtë listave të PD-së, reagon për herë të parë nënkryetari i FRPD

Nënkryetari i FRPD, Lisandër Hoxha përmes një statusi në facebook ka reaguar në lidhje me lënien jashtë nga listat për deputet të Partisë Demokratike. Hoxha nuk ishte pjesë e listave që u përzgjodhën nga anëtarësia demokrate si kandidat të mundshëm për zgjedhjet e ardhshme. Në mënyrë të drejtpërdrejt Hoxha shpreh indinjimin e tij në lidhje me këtë fakt duke u shprehur se ai do të vijojë të jetë në mbrojtje të interesit publik duke luftuar këdo që nuk ka qëllime të tilla.

Postimi i plotë: Te dashur miq, ju mirepres ne faqen time te re! Se shpejti, permes kesaj faqe do te jem aktiv perseri ne mbrojtje te interesit publik dhe çeshtjeve qe i gjykoj te drejta dhe parimore. Aktivizimi im ne politike ka qene dhe do te mbetet ne sherbim te vlerave tek te cilat kam besuar dhe luftuar deri me sot.

Une do te jem perseri ne krah te te rinjve dhe atyre qe duan integrimin e vendin ne BE.

Sifdat e mija shpesh here kane hasur ne pengesa artificiale, por per fat une i kam fituar gjithmone ato sepse kam qene i sinqerte ne perkushtim dhe angazhim.

I fal te gjithe mekataret, por nuk u kthej dot faqen tjeter sepse faqet e mija politike jane ngritur mbi mundin tim, te familjes time dhe te mijera te rinjve qe kane sakrifikaur gjithçka per ideale dhe jo per interesa te ngushta konjukturalistesh, qe ju duket Partia si nje serial i Game of Thrones.

Une jam aktivisti i vijes se pare dhe i tille do te mbetem per interesin publik. Do te luftoj kedo qe nuk ka qellime te tilla sepse besoj forte tek sakrifica e secilit per jush qe nga Tropoja deri ne Sarande, te cilet e keni dashur prej 30 vitesh dhe e duan ende sot nje Shqiperi si Europa. Shume shpejt do i kthej pergjigje edhe medias, qe pret me padurim nje deklarate nga une. Ju pershendes dhe ju falenderoj per mbeshtetjen me sms dhe telefonata pafund! Miqesisht Lisandri!

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Dosja “Black Eagle” i “Sky ECC”, jepet pretenca edhe për disa shqiptarë të kërkuar të përfshirë në trafikun e drogës

Ka vijuar sot në Belgjikë seanca e rradhës për një nga proceset “SKY ECC” me…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

‘Puthja e gabuar’ në buzë, trajneri i Fiorentinës dhe gazetarja festojnë golin e kualifikimit. Reagon burri i…!

Trajneri i Fiorentinës, Vincenzo Italiano u bë protagonist i një momenti ëmbëlsie në ndeshjen e…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Jeta triumfon: Erdhi në jetë 1750 gramë, fiton betejën Raina e vogël pas ditësh në terapi intensive

Pas disa ditëve në terapi intensive, Raina e vogël e cila erdhi në jetë vetëm…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Aksident masiv te Kthesa e Rinasit

Një aksident masiv ka ndodhur mesditën e sotme në kthesën e Rinasit. Mësohet se në…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Fshehin vendndodhjen e nipit 3-vjeçar me gjyshen e tij, lihen në burg gjyshi dhe kunati!

Gjykata e Durrësit ka caktuar masës e sigurisë “arrest me burg” ndaj gjyshit të 3-vjeçarit,…

LEXO ME SHUME