Categories Lajme

“U lanë pa bukë 66 familje”, Meçorapaj për shkarkimet në Selenicë: Nuk mund të ngrohim vetëm karriget

“Nuk më vjen mirë që në Bashkinë e Selenicës e cila është drejtuar nga zoti Binaj u bënë shkarkimet masive të 66 punonjësve duke lënë pa bukë 66 familje. Nuk më vjen mirë gjithashtu që Rama i nis pastrimet nga Vlora, zona edhe ku është zgjedhur deputet”. Kështu u shpreh ish-deputetja e Partisë Demokratike, Nada Meçorapaj lidhur me shkarkimet masive në bashkinë e Selenicës menjëherë pas marrjes së detyrës të kryebashkiaktu të ri, Pëllumb Bimaj.

“Rilindja ka dhënë pak ose aspak fonde për bashkitë e drejtuara nga e djathta dhe kjo ka qenë e qëllimshme. Çuditërisht kjo fshesë prek vetëm të djathtët dhe çuditërisht prek banorët e Selenicës dhe nisi pikërisht ndaj tyre”, tha Meçorapaj në studion e lajmeve të Fax News.

Ndërsa për zgjedhjet e 30 Qershorit, Meçorapaj tha se, përveç patericës sipas saj të kandidatit për bashkinë e Selenicës të ardhur nga Bindja Demokratike, në këtë qytet u zhvilluan zgjedhje të njëanshme.

Pretendimin e kryebashkiakut, Pëllumb Binaj kur tha se 66 punonjësit e shkarkuar, janë të pastrim gjelbërimit, të cilët kanë qenë të punësuar me kontrata të përkohshme dhe u ka përfunduar afati i kontratave, ish-deputetja tha se është një reagim politik që e ka bërë duke zbatuar urdhërat politike.

“Në krye të qeverisjes është një kopulë totalisht kundër interesave të vendit. Për sa kohë vazhdon  të drejtojë vendin Edi Rama, natyrisht Partia Demokratike mund të qëndronte vetëm për të ngrohur karriget aty. Nuk funksionon asnjë hallkë përfshirë edhe bashkitë nën drejtimin e Edi Ramës. Mendoj se njerëzit kanë reflektuar dhe kanë reaguar më tepër.

Kjo krizë politike do të ndikojë absolutisht në dhënien e një përgjigje pozitive për negociatat nga Bashkimi Europian”.

A ka pasur mbështetje nga persona në pushtet Mihal Kokëdhima pasi ishte denoncuar disa herë për shkelje të ligjit?

“Padiskutim që po. Imazhi që u la për turizmin shqiptar dhe jo vetëm është mjaft I dëmshëm. Pse dita e sotme duhej të niste me një aksion mediatik kur prej 20 vitesh vepronte në atë vend Mihal Kokëdhima. Është bërë për propagandë se sa për zbatimet ligjore, ndoshta për të treguar se sulmojmë edhe ata që janë pranë nesh. Natyrisht që ka pasur një mbështetje nga njerëzit në pushtet”, tha ndër të tjera Meçorapaj.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Horoskopi për ditën e Enjte, 18 Prill 2024

Dashi Do të përfshiheni në një debat mjaft të ndezur, i cili rrezikon që të…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

E TRISHTË! Ndahet nga jeta në mënyrë të parakohshme pedagogia

Ndahet nga jeta në mënyrë të parakohshme pedagogia e Departamentit të Matematikës në Fakultetin e…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Zbardhet vendimi/ Gjyqi i Safet Gjicit dhe Alma Kaçit: Filmimi u pagua nga Abedin Oruçi

GJKKO ka zbardhur vendimin e arsyetuar që dënoi më 2 vite burg ish-kryebashkiakun e Kukësit…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Hemofilia, sëmundja që prek meshkujt në Shqipëri

250 pacientë jetojnë me hemofili në Shqipëri. Sëmundja e gjakut që trashëgohet nga nëna, shfaqet…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

U konfliktuan fizikisht dhe dëmtuan dhomat e zhveshjes pas ndeshjes, procedohen penalisht 4 futbollistët

U konfliktuan fizikisht dhe dëmtuan ambientet e dhomave të zhveshjes, pas përfundimit të ndeshjes së…

LEXO ME SHUME