Lajme

U largua nga PS, kryeministri Rama emëron Vasilika Hysin në një bord të rëndësishëm! Kush janë katër anëtarët e tjerë (EMRAT)

Në mbledhjen e sotme të këshillit të ministrave është vendosur emërimi i 5 anëtarëve të Bordit Mbikëqyrës të Agjencisë për Mbështetjen e shoqërisë Civile.

Anëtarët e këtij bordi do të jetë Bashkim Muça, Laert Kola, Ylljet Aliçka dhe Vasilika Hysi.

Kjo e fundit është rikthyer me një detyrë të rëndësishme, pasi nuk kandidoi për deputete në zgjedhjet e 25 Prillit ndërkohë që në dy mandatet e para të qeverisë Rama ka qenë kryetare e Komisionit për Çështjet Ligjore.

Vendimi Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të nenit 8, të ligjit nr.10093, datë 9.3.2009, “Për organizimin dhe funksionimin e Agjencisë për Mbështetjen e Shoqërisë Civile”, me propozimin e Kryeministrit, Këshilli i Ministrave

V E N D O S I:

Emërimin në detyrë të disa anëtarëve të bordit mbikëqyrës të Agjencisë për Mbështetjen e Shoqërisë Civile, përfaqësues nga organizatat e shoqërisë civile, si më poshtë vijon:

– Z. Bashkim Muça;

– Znj. Iris Luarasi;

– Z. Leart Kola;

– Z. Ylljet Aliçka;

– Znj. Vasilika Hysi.

Ky vendim hyn në fuqi menjëherë dhe botohet në “Fletoren zyrtare”.

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button
Close