Categories Lajme

U martua me italianin, lindi djalë me shqiptarin, ai u zh.duk, por ajo…Elva Kurti rrëfehet, m.isteri që mbulon historinë e saj

Rosario Tilotta, pensionisti italian qe u zh duk në vitin 2004, ishte në makinën e tij tip Ford Fiesta kur u gjet para disa ditesh më shumë se 80 metra thellësi në liqenin Iseo. Hetuesit po hetojnë të gjitha opsionet e mundshme.

4707717_1028_lago_d_iseo

Policia italiane ka rënë në gjurmët e Elva Kurtit, ish-gruaja e Tilottas me kombësi shqiptare. Ajo është larguar nga Italia më shumë se një dekadë më parë, atëherë kur nuk kishte asnjë gjurmë për të.

Mediat italiane shkruajnë se gruaja do të rikthehet në Itali ditët e ardhshme. Kurti, e cila tani jeton në Mal të Zi është larguar nga Italia në vitin 2007, rreth tre vite pas humbjes m isterioze të burrit të saj të moshuar.

Sic shkruajnë sot mediat italiane, 4 shtator, Elva Kurti, me origjinë shqiptare, ishte kontaktuar nga një i njohur i saj (një person i besueshëm, kanë specifikuar hetuesit) i cili jeton jashtë krahinës ku ka ndodhur ngjarja. Gruaja shqiptre ka pasur një komunikim telefonik me Karabinierët e Bergamos që e kane njoftuar të martën e 3 Shtatorit dhe ajo ka konfirmuar se ndodhet në Mal të Zi.

1

Pasi dëgjoi për lajmin se ishte zbuluar trupi në liqen i Rosario Tilotta, i njohuri e telefonoi ish-gruan e te moshuarit, duke i treguar asaj për atë që po ndodhte ne Itali.

Kështu Elva ka vendosur të kthehet në Itali (nga ku u largua në vitin 2007) për të deshmuar para karabinierëve në ditët në vijim.

Elva Kurti, e njohur edhe si Marianna, gruaja 22 vjet më e re se Tilotta, u takua dhe u martua me 59-vjeçarin e lindur në Sicili dhe u ndanë në korrik 2004 pak para se të zhdukej italiani pa gjurmë. E 3 vjet pasi burri i saj Rosario Tilotta ishte zhdukur, pra në vitin 2007, edhe ajo dukej se kishte humbur gjurmet, deri dje, kur policia permes nje te njohuri e kontaktoi dhe mesoi se ajo ndodhej ne Mal te Zi.

Një dëshmi e çmuar për të rindertuar ate se cfare ka ndodhur ato ditë kur u zhduk burri i saj.

Gruaja, kur u largua nga Italia, ajo ishte cregjistruar nga zyra e Gjendjes Civile.

Në vitin 2005, shqiptarja lindi Roberton, nga lidhja me nje burre shqiptar, me të cilin ajo ishte takuar në Shqipëri gjatë pushimeve.

Historia e saj do të kanalizojë hetimet, të koordinuara nga prokurori Giancarlo Mancusi, por mbi të gjitha do të ndihmojë për të rindertuar detajet mbi Rosario Tilotta, që i pëlqente të shpenzonte shume para dhe që, sipas variantit të të vëllait të tij Diego, ishte futur ne rruge të këqij , madje edhe ato që lidhen me p rostitucionin.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Në kërkim për prodhim e shitje drogë, arrestohet në Dibër 39-vjeçarja

Policia e Dibrës ka arrestuar një 39-vjeçare me qëllim ekstradimi drejt Italisë. Ajo akuzohet ishte…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Shpejtësia dhe lagështia në rrugë shkakton aksidentin, makina përplaset me furgonin në Pogradec

Një aksident ka ndodhur në aksin nacional Pogradec-Qafë Thanë në afërsi të Gurit të Kuq.…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Në kërkim për prodhim e shitje drogë, arrestohet në Dibër 39-vjeçarja për t’u ekstraduar në Itali

Policia e Dibrës ka arrestuar një 39-vjeçare me qëllim ekstradimi drejt Italisë. Ajo akuzohet ishte…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Emri/ Përplasen kamionat, vdes në aksident i riu shqiptar në Itali!

25-vjeçari shqiptar, Haris Shala ka humbur jetën në Itali si pasojë e një aksidenti rrugor…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

E dhimbshme, vdes në moshën 27-vjeçare Antigona Emini-Jashari nga Gjilani

Ka ndërruar jetë në moshën 27 vjeçare, e reja nga Gjilani, e cila thuhet se…

LEXO ME SHUME