Categories Lajme

U mbyllën edhe 5 mijë biznese për shkak të pandemisë

Vështirësitë dhe pamundësia për të përballuar shpenzimet si pasojë e masave kufizuese për shkak të pandemisë po detyrojnë shumë subjekte të mbyllin aktivitetin. Referuar të dhënave të Drejtorisë së Përgjithshme të Tatimeve, nga muaji maj kur nisi dhe lehtësimi i masave kufizuese e deri në fund të tetorit rreth 4 mijë e 900 subjekte kanë kaluar në statusin pasiv. Krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë raportohet një rritje prej 1mijë e 205 biznesesh më shumë të mbyllura. Numri i subjekteve që kanë kaluar në status pasiv raportohet me rritje në të gjitha drejtoritë rajonale. Vetëm në Tiranë, këtë gjashtëmujor mbi 1 mijë e 500 NIPT-e kaluan në statusin pasiv duke shënuar rritje mbi 20% krahasuar me një vit më parë.

Durrësi i cili mori dy goditje të njëpasnjëshme, atë të tërmetit të 26 nëntorit dhe pandeminë është gjithashtu një nga qytetet që e ka ndjerë më shumë krizën ku numërohen rreth 700 subjekte.

Por edhe në qytetin bregdetar të Vlorës dhe Shkodrës mbylljet u dyfishuan. Bizneset e vogla rezultojnë më të goditurat, ndërkohë që të ato të mëdha po e përballojnë më mirë krizën pasi në Drejtorinë e Tatimpaguesve të Mëdhenj ka vetëm pak kompani që kanë kaluar në status pasiv. Dibra rezulton të jetë i vetmi rajon ku numri i bizneseve që u mbyllën është më i vogël se viti i kaluar.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Në kërkim për prodhim e shitje drogë, arrestohet në Dibër 39-vjeçarja

Policia e Dibrës ka arrestuar një 39-vjeçare me qëllim ekstradimi drejt Italisë. Ajo akuzohet ishte…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Shpejtësia dhe lagështia në rrugë shkakton aksidentin, makina përplaset me furgonin në Pogradec

Një aksident ka ndodhur në aksin nacional Pogradec-Qafë Thanë në afërsi të Gurit të Kuq.…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Në kërkim për prodhim e shitje drogë, arrestohet në Dibër 39-vjeçarja për t’u ekstraduar në Itali

Policia e Dibrës ka arrestuar një 39-vjeçare me qëllim ekstradimi drejt Italisë. Ajo akuzohet ishte…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Emri/ Përplasen kamionat, vdes në aksident i riu shqiptar në Itali!

25-vjeçari shqiptar, Haris Shala ka humbur jetën në Itali si pasojë e një aksidenti rrugor…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

E dhimbshme, vdes në moshën 27-vjeçare Antigona Emini-Jashari nga Gjilani

Ka ndërruar jetë në moshën 27 vjeçare, e reja nga Gjilani, e cila thuhet se…

LEXO ME SHUME