Lajme

U mbyt në Liqenin e Prespës, kryebashkiaku i Pustecit: Ende nuk e kemi gjetur trupin!

Stavri Vasilovski, 45 vjeç, dyshohet se është mbytur në Liqenin e Prespës. Ngjarja ka ndodhur në orët e para të mëngjesit të kësaj të diele, ndërsa deri më tani, nuk është mundur të gjendet trupi i tij.

Për ngjarjen e rëndë, ka folur dhe kryebashkiaku i Pustecit, Pali Kolevski. Ai ka treguar se kërkimet janë duke vijuar, por deri më tani pa rezultat. Kryebashkiaku theksoi për News 24, se janë në pritje të polumbarëve nga Tirana, për të bërë të mundur gjetjen e trupit të 45-vjeçarit.

“Njerëzit kanë qenë duke peshkuar. Ka qenë rreth orës 11 ose 12, kur njëra nga varkat është përmbysur. Mesa di unë kanë qenë tre persona.

Vëllai dhe Stavri kanë qenë bashkë. Personi i fundit që e ka parë ka qenë i vëllai. Që në mëngjes nga ora 5 e 30 këtu kemi qenë. Është një angazhim i madh, edhe nga ana e peshkatarëve. Deri më tani s’ka rezultat. Po presim polumbarët dhe shpresojmë ta gjejmë sa më shpejt”, tha kryebashkiaku.

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button
Close
%d bloggers like this: