Një makinë është gjetur e djegur në aksin Gjegjan-Reps në zonën e Pukës. Makina “Skoda Fabio” është gjetur në vendin e quajtur Kodra e Bardhë, ndërsa rezulton që të jetë marrë me qera në Rinas, vetëm pak ditë më parë.
Mësohet se mjeti është marrë me qera nga një shtetas i huaj. Për këtë të fundit, nuk ka ende informacion mbi vendndodhjen e tij. Policia po vijon hetimet lidhur me zbardhjen e ngjarjes.