Lajme

“U nis me këmbët e veta dhe erdhi me arkivol”, flasin familjarët e gruas që humbi jetën në Bashkinë e Lushnjes

Familjarët e Shpresa Canit, 48-vjeçares e cila humbi jetën në ambientet e Bashkisë së Lushnjes, shprehen të tronditur nga ngjarja. Duke folur për gazetarët, tezet e hallat e saj pohojnë se mbesa kishte shkuar për të bërë letrat e Kemp-it  sepse vuante nga drepanocitoza, një sëmundje gjaku, por jo e rëndë.

Siç raporton gazetarja Anila Sefa, në dijeninë e familjarëve, 48-vjeçarja ka ndërruar jetë si pasojë e infarktit. Megjithatë pritet të dalë ekspertiza mjeko-ligjore.

“U nis me këmbët e veta dhe erdhi me arkivol”, flasin familjarët e gruas që humbi jetën në Bashkinë e Lushnjes
Në foto Shpresa Cani

Gazetarja thotë se Shpresa Cani u varros këtë të enjte në orën 11:00, në varrezat e fshatit Thanë. Ngjarja në fjalë mësohet se ndodhi një ditë më parë, megjithatë lajmi u bë publik vetëm këtë të enjte.

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published.

Back to top button
Close