Categories Lajme

U padit nga kompania e TEC-eve në Vlorë, eksperti Lavdosh Feruni: Ujqërit janë vërsulur tani, gjejnë disa vende si Shqipëria të ngulin kthetrat

I paditur nga kompania “Renco” për shpifje, ambientalisti Lavdosh Feruni shpjegon pse është bërë kjo akuzë ndaj tij. I pyetur nga gazetarja Mirilda Tili, mbi akuzat për shpifje, Feruni shprehet se padia ka ardhur pas ngritjes së shqetësimit nga ai për TEC-et e instaluara në Vlorë. Eksperti sqaron se nuk ka bërë asnjë shpifje, por thjesht ka evidentuar fakte që nxjerrin në pah, aferën që po bëhet në këtë proces. Në datën 5 maj, Feruni do të paraqitet në gjykatë, sakaq thotë se do të ketë dhe një kundër-padi prej tij, e cila mund të shkojë deri në SPAK. Ndërkohë, ambientalisti argumenton dhe dëmet të cilat kanë këto platforma.

Së pari, është mënyra e instalimit të tyre duke përfshirë këtu kontratat që sipas ekspertit kanë disa kleçka, pasojat e të cilave do pasqyrohen ekonomikisht te taksapaguesit shqiptarë. Jo vetëm këtë, por Feruni thotë që Shqipëria është zgjedhur si një vend për t’u instaluar këto hambare që kanë një ndotje të jashtëzakonshëm në mjedis, pasi nuk ka ligje të forta që të bëjë mbrojtjen e natyrës dhe qytetarëve të saj, sepse siç është bërë detyrim nga institucionet ndërkombëtare, kjo industri e rëndë nuk duhet të zgjasë më aktivitetin e saj, prej dëmit që shkakton.

Eksperti shpjegon që fare mirë në Shqipëri, si një vend që ka 100 orë më shumë diell se vendet e tjera të rajonit mund të bëhej e mundur zgjerimi i përdorimit të energjisë fotovoltaike. Sa për dëmin mjedisor, Feruni shpjegon që është i parikuperueshëm, ku e krahason ndotjen e këtyre industrive me ndotjen që mund të shkaktonin 100 mije mjete të rënda duke bërë 100 kilometra brenda një dite në qytetin e Vlorës. Kujtojmë se, sipas llogarive që ekspertët kanë bërë, thuhet se nxehtësia që do të emetohej nga këto industri do ta rriste temperaturën e detit me mbi 10 gradë celcius, një situatë katastrofike për biodiversitetin e zonës përqark me dëme që do duheshin dekada për ta marrë veten.

Fax News: E kemi diskutuar disa herë këtë projekt, fakti që janë vendosur në gjirin e Vlorës po nuk janë vënë në funksionim, ju u përballët me akuzën për shpifje, pse ju erdhi kjo dhe kur ka ndodhur?

Lavdosh Feruni: Akuza ka dy javë që ka ardhur, nuk më intereson shumë, për arsye se kjo është e shpifur të bësh akuzë për shpifje për një çështje që bën ‘mu’. Ne i kemi ndjekur nga Bangladeshi ku janë nisur, është e thjeshtë sot sepse ka shumë informacion. Gjëja është evidente si aferë. Marrin 94 mijë dollarë qira ditore bashkë me mirëmbajtjen. Kompania e mirëmbajtjes është Renco. Nuk e kam idenë si është qendra e saj. Mua më intereson thelbi. Është një projekt në Vlorë, për të djegur naftë të rëndë, me këto që quhen anije, po që janë platforma. Është një shqetësim i jashtëzakonshëm. Pas tij është dhe një tjetër shqetësim që shtrihet në dekada të tjera, kjo kompani që ka marrë TEC-et, ka plane dhe për kompani të tjera nafte. Në mars këto kompani janë shumë të uritura, sepse duhet reduktojnë CO2.

Gjejnë disa vende si puna e Shqipërisë me qeverisje të dobët dhe ngulin kthetrat. Këshilltari i Ramës ka takuar këto ish-serkretarët, për të cilët kemi eksperienca jo të mira, pasi synojnë të kapin pre një vend si Shqipëria. Ne si qytetarë e vuajmë këtë gjë. Këto kompani që duan të bëjën TEC-e të tjera, janë bërë punime në heshtje. Ndërkohë që ne bëjmë zhurmë për çështje partiake. Rreziku është shumë i madh, në planin ekonomik-social. Një zonë që ka një aset turistik do konvertohet në gji fosilesh, terminal gjigant që do furnizojë Ballkanin, ata po punojnë ndërsa ne po flemë. Nëse bëjmë kontratat, atëherë ne jemi të humbur si shtet, pasi ata kur bëjnë një kontratë, e kopsisin që të fitojnë. Nuk mundet që në Vlorë të lejohet kur të jetë fakt kjo, do të ketë reagime nga qytetarët, ndërkohë nuk duhet pritur të ndodhë kjo gjë. Vendimet janë bërë në heshtje. Deklarata mjedisore e bërë që në gusht nga Ministrja e Mjedisit, që e morëm vesh tani.

Nëse bëjmë kontratat, atëherë ne jemi të humbur si shtet, do të ketë gjoba marramendëse pasi ata kur bëjnë një kontratë, e kopsisin që të fitojnë. Ne kemi një dëm të parikuperueshëm në jetët e njerëzve, në botën e gjallë, do të ketë pasoja. Si ka mundësi që të marrësh vendimin të instalosh një industri nafte në një gji turistik? Nuk mund të bashkëpunojnë, është një ndryshim ADN-ja. Duhet refuzuar me herën e parë. Nuk e kemi ndjeshmërinë nga vendimmarrësit tanë dhe jemi në këtë situatë. Duhet t’i hedhim në gjyq që tani dhe në këtë do bëjmë së shpejti. Kam këtë padinë për shpifjen që do gjenerojë këtë kundra-padinë tonë, që mund të kalojë deri në SPAK si çështje. Pse janë këto TEC-e në Vlorë dhe jo diku tjetër, pse ajnë lundruese dhe jo tokësore? Janë zgjedhur TEC-e lundruese, sepse do silleshin nga Bangladeshi. Ndërkohë që bëheshin kontratat këtu, bëheshin negociata për t’i blerë këto TEC-e në Bangladesh.

Fax News: Këto TEC-e lundruese janë drejt afatit të tyre të fundit, duke qenë se kapacitetin për të punuar e kanë 25 vite, ndërkohë që këto TEC-e kanë mbushur 23 vite dhe shumë shpejt do jenë me kosto shtesë për t’i çinstaluar dhe për t’i kaluar në skrap.

Lavdosh Feruni: Ato janë më shumë se 25 vite, të paktën në 2008 janë instaluar dhe kanë filluar punën në Bangladesh. Kanë 26 vite tani. Këtu ka dhe kontartë që do na duhen ca paar të tjear për ta demontuar. Kjo është ironike. Nuk po përmendim shkeljet e pafundme që ndodhin aty. Ato punojnë me temperatura të larta që do kenë ndikim të drejtëpërdrejtë në mjedis. Kjo kompania që më ka paditur mua për shpifje, në fakt nuk ka asnjë shpifje.

Do të paraqitem në 5 maj në sallë të gjyqit dhe ju ftoj të jeni aty. Në një shkrim timin unë kam thënë që kjo kompani ka lidhje me mafien. Nuk jam i kategorisë që të sajoj ndonjë gjë, jam i kujdesshëm. Si duket reagimi jonë ka cenuar shumë interesa. Por historia e mafies është raport i një organizate serioze që e përmendin këtë gjë. Për këtë akuzohem. Kjo kompania është dhe pjesëmarrëse në TAP, ujqërit janë vërsulur tani. ‘Renco’ ka fituar dhe një tender bashkë me ‘Abcom’. Vetë kanë firmosur dhe nuk kanë diskutuar me publikun. Çdo gjë bëhet në fshehtësi. Meriton të përballesh dhe në gjyq dhe ne do ta bëjmë këtë.

Rikuperimi në këto raste kërkon dekada. Dëmit ia lë dëgjuesit ta kuptojë. Kemi bërë një krahasim të thjeshtë, 600 ton naftë e rëndë që do të digjet aty, brenda një dite është ekuivalente me 100 makina të bëjnë 100 km brenda qytetit të Vlorës. Makina që djegin naftë të rëndë. Gjitashtu dhe rritja e temperaturs së detit, ndotja e ajrit, është një katastrofë. Energji energji dhe nuk prodhohet asgjë megjithëse paguajmë miliona. Energjia diellore në Shqipëir ka 100 orë më shumë se rajoni, kushtet janë perfekte të instalohet energji fotovoltaike.Fax News

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Në kërkim ndërkombëtar për drogë, vihet në pranga 59-vjeçari italian

Policia Kufitare Durrës ka arrestuar një shtetas italian, i cili ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar,…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Parashikimi i motit për sot, Vranësira dhe reshje shiu të herëpashershme

Ditën e sotme vendi ynë parashikohet të ndikohet nga kushte atmosferike të paqëndrueshme falë ndikimit…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Horoskopi për ditën e Premte, 19 Prill 2024

Dashi Do të jeni të shqetësuar për shkak të disa debateve që keni pasur së…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

‘Koka’ e mafias/ Prokuroria ekuadoriane lidh shqiptarin Dritan Gjika dhe 4 persona të tjerë me pastrimin e 31 milionë dollarëve

Një gjykatës kundër korrupsionit vendosi të lidhë këtë të enjte, pesë persona të tjerë me…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Vrasja e Gentian Bejtjas: Zbulohet një mjet tjetër i autorëve, dyshohet ka lëvizur drejt Kamzës

Hetimet për vrasjen e Gentian Bejtajt të kryer më 15 mars të këtij viti, kanë…

LEXO ME SHUME