LajmePolitike

U përgjua së bashku me Merkel nga amerikanët? Reagon ashpër Macron: Kjo është e papranueshme!

Burimet i thanë DR-së se NSA kishte përgjoi telefonata, tekste dhe mesazhe nga telefonat e zyrtarëve në vendet fqinje. Hetimi i brendshëm në Shërbimin e Zbulimit të Mbrojtjes së Danimarkës, nisi në vitin 2014 pas shqetësimeve në lidhje me informacionet e nxjerra nga ish-punonjësi i NSA-së Edward Snowden një vit më herët, sipas DR-së.

Snowden u arratis nga Shtetet e Bashkuara pasi bëri publike dosjet sekrete të NSA-së në vitit 2013 dhe mori azil në Rusi. Ish-udhëheqësi i opozitës gjermane Peer Steinbruck i tha televizionit gjerman ARD se mendonte se ishte” groteske që shërbimet e zbulimit të vendeve mike përgjojnë dhe spiunojnë përfaqësues të lartë” të vendeve të tjera.

“Politikisht e konsideroj skandal”, tha ai. Ministri suedez i Mbrojtjes, Peter Hultqvist i tha televizionit suedez SVT se kishte “kërkuar informacion të plotë”. Ministri norvegjez i Mbrojtjes Frank Bakke-Jensen i tha televizionit NRK se ai i merr akuzat seriozisht.

Një vendim në gusht të vitit të kaluar për të pezulluar kreun e Shërbimit të Zbulimit të Mbrojtjes daneze dhe tre zyrtarë të tjerë pas kritikave dhe akuzave për shkelje serioze nga një bord i pavarur që mbikëqyr agjencinë përqendruar në hetimin e vitit 2015, sipas DR-së. Danimarka tha vitin e kaluar se do të fillonte një hetim për rastin bazuar në informacion nga një raport sinjalizues. Hetimi pritet të përfundojë më këtë vit./ Zëri i Amerikës

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button
Close
%d bloggers like this: