Lajme

U përplas me Jet Ski në plazhin e Llamanit, ndërron jetë në spital 16-vjeçari

16-vjeçari, i cili disa ditë më parë drejtonte një nga 2 jet ski, që u përplasën në mënyrë aksidentale në plazhin e Llamanit në Himarë ka ndërruar jetë në spitalin e Traumës në Tiranë.

Pas aksidentit, adoleshenti me iniciale K.XH u transportua me urgjencë në spitalin e Traumës, ku qëndronte i shtruar prej disa ditësh, pasi kishte pësuar vdekje klinike.

Policia sqaroi më parë se 16 vjeçari nga Tirana, dhe shoku i tij 17 vjeç po nga Tirana dhe me dy shokë të tjerë janë futur në det, me 2 mjete lundruese Jet Ski.

Gjatë manovrave, dyshohet se aksidentalisht dy mjetet lundruese janë përplasur me njëra – tjetrën dhe për pasojë u dëmtua rëndë K.Xh që ishte drejtuesi i njërit mjet Jet Ski dhe pasagjeri, shtetasi D. K.

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published.

Back to top button
Close