Categories Lajme

U përplas me makinë nga ish-kryebashkiaku i Himarës Vasil Bollano , 17-vjeçari ndërron jetë në spital

Ka ndërruar jetë në spital 17-vjeçari që u përplas me makinë nga ish-kryebashkiaku i Himarës Vasil Bollano. 17-vjeçari Eljo Hamiti., nuk ka mundur t’i mbijetojë plagëve të marra pas përplasjes së ndodhur dje në Llogara. Adoleshenti ka qenë duke kaluar rrugën dhe po shkonte drejt stacionit të autobusit nga fusha e futbollit.

Në këtë kohë është goditur me makinë nga ish-kryebashkiaku Vasil Bollano. Sipas dëshmitarëve, goditja ka qenë tepër e fortë dhe i riu është dërguar menjëherë në spital. Në dëshminë e tij të parë, Vasil Bollano ka deklaruar se i riu është hedhur përpara makinës, por duket se ky version nuk i ka bindur ekspertët e policisë të cilët kanë kryer analizën e ngjarjes dhe shoqëruan Bollanon në komisariat.

Vlorë/Informacion paraprak Rreth orës 17:00, në Llogara, pranë fushës së sportit, shtetasi V. B., 66 vjeç, banues në Himarë, duke drejtuar automjetin tip “Benz”, ka aksidentuar shtetasin E. H., 17 vjeç, këmbësor në rrugë, i cili ndodhet në spital nën kujdesin e mjekëve. Drejtuesi i mjetit, shtetasi V. B, u shoqërua në Komisariat, për veprime të mëtejshme. Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po kryen veprimet e mëtejshme për aksidentin.

 

 

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Po ndërtonin pa leje në plazhin e Gjipesë, arrestohet 52-vjeçari, në kërkim 3 persona

Një 52-vjeçar është vënë në pranga pasi u konstatua se po ndërtonte pa leje në…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Tiranë/ Shtylla elektrike bie papritur mbi makinë

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur sot në Tiranë. Një shtyllë ka rënë mbi një…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Pas vendimit për t`u larguar nga shtëpia, Romeo bën lëvizjen e papritur

Teksa të gjithë prisnin që Heidi Baci dhe Romeo Veshaj të kalonin momente të bukura…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Kreu manovra me makinën e vjedhur, arrestohet ‘skifteri’

Policia në Shkodër ka arrestuar një 37-vjeçar, pasi kreu manovra të rrezikshme me një makinë,…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

I dënuar me 4 vite e 5 muaj burg për vjedhje dhe drogë, arrestohet polaku në Han të Hotit

Policia në pikën kufitare në Hanin e Hotit ka arrestuar një 61-vjeçar, të shpallur në…

LEXO ME SHUME