Lajme

U përplas nga ish-kryebashkiaku i Himarës, ky është 17 vjeçari

17 vjeçari Eljo Hamiti i cili u aksidentua pasditen e 21 dhjetorit 2022 nga ish-kryebashkiaku i Himarës Vasil Bollano ka ndërruar jetë në spital, në Tiranë.

I mituri po kalonte rrugën pranë fshatit Llogara kur 66 vjeçari e përplasi duke i shkaktuar fraktura të shumta në trup.

Ai po shkonte te gjyshja pasi donte ta shoqëronte atë gjatë natës sepse kishte frikë të flinte vetëm. Ngjarja ka ndodhur rreth orës 17:00, në Llogara, pranë fushës së sportit.

Drejtuesi i mjetit, shtetasi Vasil Bollano, u shoqërua në Komisariat, për veprime të mëtejshme, dhe me pas u arrestua.

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published.

Back to top button
Close